Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e festës së madhe të krishterë Lindja e Krishtit – Krishtlindja

6 Janar 2022 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe të krishterë Lindja e Krishtit – Krishtlindja, u dërgoi urim të gjithë qytetarëve që e festojnë ditën e lindjes së Krishtit, kryepeshkopit të Kishës Ortodokse Maqedonase – Kryepeshkopata Ohrit, Mitropolitit të Shkupit, Kryepeshkopit të Ohrit dhe Maqedonas dhe të Justiniana Primas,  z.z. Stefani dhe Kryetarit të Përfaqësisë Kishtare të Kishës Evangjeliste-Metodiste, Emil Zaev.

Të nderuar bashkëqytetarë,

Kam nderin dhe kënaqësinë e veçantë t’jua uroj festën e madhe të krishterë – Krishtlindjen dhe t’ju dëshiroj festën e Lindjes së Krishtit ta kaloni, para së gjithash, në shëndet të mirë, në gëzime dhe në lumturi.

Festa Lindja e Krishtit, Krishtlindja na rikujton se paqja, gëzimi, dashuria dhe bashkësia, mirëkuptimi dhe dhurimi janë vlerat tona më të mëdha. Të vazhdojmë të dhurojmë dashuri dhe respekt pa kushte për të afërmit, duke ndërtuar harmoni në shtëpi, bashkësi dhe në të gjithë shoqërinë.

Festa e madhe na dhëntë energji plus që të ballafaqohemi me të gjitha fatkeqësitë dhe tundimet dhe na inspiroftë me fisnikëri, virtyt, solidaritet dhe unitet. Me dëshirë të sinqertë dhe me vetëbesim të thellë të krijojmë suksese dhe mirëqenie.

Krishti u lind!

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....