Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e festës së madhe të krishterë Ringjallja e Krishtit – Pashka e Madhe

24 Prill 2022 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe të krishterë, Ringjallja e Krishtit – Pashka e Madhe, u dërgoi urime kreut të Kishës Ortodokse Maqedonase – Kryepeshkopata e Ohrit, Mitropolitit të Shkupit, Kryepeshkopit të Ohrit dhe Maqedonas dhe të Justinian Primas, z.z. Stefan dhe të gjithë besimtarëve ortodoksë, si dhe Kryetarit të Përfaqësisë Kishtare të Kishës Evangjeliste-Metodiste, Emil Zaevit dhe përfaqësuesve të Kishës Evangjeliste-Metodiste në shtet.

“Ju  dëshiroj sinqerisht ditët e festës t’i kaloni, para së gjithash, në shëndet të mirë, gëzime pa kufi dhe në lumturi, të mbushura me paqe shpirtërore.

Të frymëzuar nga vuajtja e Krishtit për njerëzimin dhe prej ringjalljes së tij t’u japim kuptim jetëve tona dhe t’i tejkalojmë tundimet, duke i hapur zemrat tona dhe duke shpërndarë dashuri pa kushte.

Në këtë Pashkë të Madhe të mendojmë për të gjithë ata të cilën vuajnë në konfliktet e luftës, të cilët janë të goditur nga fatkeqësitë elementare, të cilët ballafaqohen me vështirësi shëndetësore, të gjithë ata të cilët janë pa ngrohtësi në shtëpinë e vet, ata që janë të ndarë nga familjet, për të gjithë ata që janë në varfëri dhe mjerim. Atyre t’ua kushtojmë lutjet dhe bekimet tona.

Shpresoj se drita e Pashkës së Madhe do të na japë fuqi dhe do të na nxitë për mendime të nira dhe për vepra të mira!

Krishti u ngjall!“

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....