Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

21 Prill 2023 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu:

Më lejoni, Juve personalisht dhe anëtarëve të Riasetit, myftinjve, imamëve dhe të gjithë qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut t’Ju dërgoj urimet më të përzemërta me rastin e festës së Ramazan Bajramit.

Dëshiroj që ditët e festës t’i kaloni në paqe dhe harmoni, të mbushura me gëzim dhe lumturi dhe duke ndarë dashuri me të afërmit. Në frymën e Ramazanit të dhurojmë, të ndihmojmë dhe të shpërhapim vullnetin e mirë. Pa dallim nga përkatësia fetare, etnike dhe politike të kemi mirëkuptim dhe respekt ndaj të gjithë bashkëqytetarëve tanë. Bashkërisht, të bashkuar dhe solidarë të punojmë mbi përparimin dhe mirëqenien e atdheut tonë të përbashkët, Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Gëzuar Ramazan Bajramin!

Stevo Pendarovski

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....