Presidenti Pendarovski e mirëpriti delegacionin e Këshillit të ambasadorëve amerikanë

12 Maj 2023 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski sot e mirëpriti delegacionin e Këshillit të ambasadorëve amerikanë i cili po qëndron në vizitë pune në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Në takimin me anëtarët e delegacionit të Këshillit, të formuar nga ish-ambasadorë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, u bisedua mbi partneritetin maqedonas-amerikan dhe miqësinë si dhe mbi çështjet rajonale në interes të sigurisë dhe stabilitetit të Ballkanit Perëndimor.

Presidenti Pendarovski i informoi bashkëfolësit mbi çështjet aktuale të integrimeve evropiane të vendit, si dhe mbi proceset e reformave të cilat duhet të zbatohen nga aspekti i sundimit të të drejtës dhe luftës kundër korrupsionit.

Bashkëfolësit biseduan, gjithashtu, edhe mbi gjendjet në rajon, si dhe mbi sfidat e sigurisë në Evropë, si pasojë e agresionit ushtarak rus në Ukrainë.

Këshilli i ambasadorëve amerikanë është organizatë jofitimprurëse në të cilët janë anëtarë mbi 200 ambasadorë të SHAB-së, që punon në mbështetje të Departamentit të Shtetit dhe shefave të misioneve, sponzoron bursa për zhvillimin e liderëve të rinj për karrierë në diplomacinë publike dhe çështjet ndërkombëtare, organizon misione për përcaktim të fakteve jashtë shtetit dhe e edukon publikun mbi çështjet e politikës së jashtme që ndikojnë mbi interesin nacional.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit