Vizitë e qytetarëve në Kabinetin e Presidentit në suazat e Kabinetit të hapur

28 Korrik 2023 | Kumtesat

Kabinetin e Presidentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, sot e vizitoi një grup me mbi 30 qytetarë, në suazat e aktivitetit Kabinet i hapur.

Vizitorët u takuan me Presidentin Pendarovski dhe biseduan mbi aktivitetet aktuale që dalin nga kompetencat e tij, kurse patën mundësi të vizitojnë edhe hapësirat ku mbahen takimet zyrtare dhe të punës, si dhe sallat e solemniteteve, takimeve, evenimenteve dhe të konferencave për shtyp. Në sallën Mozaik e panë edhe diptikun e “Maqedonia – vend i ndritur” dhe “Maqedonia kujton” – vepra të një nga artistët tanë më të rëndësishëm bashkëkohorë, akademikut Gligor Çemerski.

Vizitorët u njohën edhe me të punësuarit në Kabinet dhe u informuan mbi historinë e objektit ku është vendosur institucioni si dhe mbi mënyrën e funksionimit të tij.

Kabineti i hapur si pjesë e projektit Ballë për ballë mundëson vizita në Kabinet dhe takime të drejtpërdrejta me Presidentin. Deri më tani institucionin e kanë vizituar disa mijëra qytetarë të moshave dhe profesioneve të ndryshme, studentë nga vendi dhe jashtë vendit, si dhe nxënës nga shkollat e mesme dhe nëntëvjeçare.

 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....