Presidentja Gordana Siljanovska Davkova, nesër – më 14 tetor 2025, e martë, do ta presë Presidentin e Republikës së Sllovakisë, Peter Pellegrini, i cili do të qëndrojë në vizitë zyrtare të vendit.
Presidenti i Sllovakisë do të pritet me nderimet më të larta shtetërore dhe ushtarake në një ceremoni në Zyrën e Presidentit, me ç’rast do të zhvillohet një takim sy me sy midis presidentëve dhe më pas një takim plenar i delegacionit maqedonas dhe sllovak.
Në kuadër të kësaj vizite zyrtare, presidenti i Republikës së Sllovakisë do të vendosë një kurorë me lule në varrin e Goce Dellçevit në kishën “Shën Spas” në Shkup.
PROGRAMI: E martë, më 14 tetor 2025
- 10:30 – Ceremoni zyrtare pritjeje me nderimet më të larta shtetërore dhe ushtarake
- 10:45 – Takim sy me dy
- 11:15 – Takim plenar i delegacioneve
- 11:55 – Nënshkrimi i Memorandumit të Bashkëpunimit në fushën e ekonomisë
- 12:10 – Konferencë e përbashkët për shtyp të Presidentes Siljanovska Davková dhe Presidentit Pellegrini.
Ftojmë ekipet e akredituara të mediave në Zyrën e Presidentit në orën 9:45.