Vizitë zyrtare e Presidentit të Republikës së Sllovakisë, Peter Pellegrini

13 Tetor 2025 | Kumtesat

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova, nesër – më 14 tetor 2025, e martë, do ta presë Presidentin e Republikës së Sllovakisë, Peter Pellegrini, i cili do të qëndrojë në vizitë zyrtare të vendit.

Presidenti i Sllovakisë do të pritet me nderimet më të larta shtetërore dhe ushtarake në një ceremoni në Zyrën e Presidentit, me ç’rast do të zhvillohet një takim sy me sy midis presidentëve dhe më pas një takim plenar i delegacionit maqedonas dhe sllovak.

Në kuadër të kësaj vizite zyrtare, presidenti i Republikës së Sllovakisë do të vendosë një kurorë me lule në varrin e Goce Dellçevit në kishën “Shën Spas” në Shkup.

PROGRAMI: E martë, më 14 tetor 2025

  • 10:30 – Ceremoni zyrtare pritjeje me nderimet më të larta shtetërore dhe ushtarake
  • 10:45 – Takim sy me dy
  • 11:15 – Takim plenar i delegacioneve
  • 11:55 – Nënshkrimi i Memorandumit të Bashkëpunimit në fushën e ekonomisë
  • 12:10 – Konferencë e përbashkët për shtyp të Presidentes Siljanovska Davková dhe Presidentit Pellegrini.

Ftojmë ekipet e akredituara të mediave në Zyrën e Presidentit në orën 9:45.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Siljanovska Davkova: Nuk duhet të harrojmë se të gjithë ata që shkruan të paktën disa fjali në historinë e papërfunduar të Armatës së Maqedonisë kanë lërë gjurmë në historinë tonë ushtarake

Siljanovska Davkova: Nuk duhet të harrojmë se të gjithë ata që shkruan të paktën disa fjali në historinë e papërfunduar të Armatës së Maqedonisë kanë lërë gjurmë në historinë tonë ushtarake

Presidentja, si Komandante Supreme e Forcave të Armatosura, sot mbajti fjalim në kremtimin qendror të 18 gushtit - Ditës së Armatës, që u mbajt në Ohër. Duke uruar festën më të madhe ushtarake maqedonase, ajo theksoi se Armata është rritur dhe përmirësuar, por...

Debat në villa “Biljana” në Ohër, në prag të Ditës Ndërkombëtare të të Rinjve: Lufta e vështirë kundër dhunës ndërmjet moshatarëve fitohet me identifikim me kohë dhe reagim adekuat

Debat në villa “Biljana” në Ohër, në prag të Ditës Ndërkombëtare të të Rinjve: Lufta e vështirë kundër dhunës ndërmjet moshatarëve fitohet me identifikim me kohë dhe reagim adekuat

Në pritje të 12 gushtit, Dita Ndërkombëtare e të Rinjve, në villan “Biljana”, në Ohër u debatua në temën “Dhuna ndërmjet moshatarëve dhe vandalizmi: të rinjtë dhe hapësira digjitale”, i organizuar nga Këshilli për Rinjë në suazat e Kabinetit të Presidentes. Diskutimi...