Presidenti Pendarovski mbajti fjalim në Samitin Botëror për Aktivitetet Klimatike në suazat e COP28

1 Dhjetor 2023 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski, në suazat e pjesëmarrjes në Konferencën e Kombeve të Bashkuara për Ndryshimet Klimatike – COP28 që u mbajt në Dubai, Emiratet e Bashkuara Arabe, sot mbajti fjalim në Segmentin e nivelit të lartë të Samitit botëror për ndryshimet klimatike.

Në fjalimin e vet, Presidenti Pendarovski tha se Maqedonia e Veriut, gjendet në një nga rajonet më vulnerabile në botë, Mediteran, është vend i vogël me ambicie të mëdha klimatike dhe tha se qëllimi ynë është t’i zvogëlojmë për 82% të emisioneve neto të gazeve serrë deri në vitin 2030 në krahasim me nivelet e vitit 1990.

Në vijim është teksti i fjalimit të Presidentit Pendarovski.

Të nderuar shkëlqesi,

Nuk është fakt i ri se njerëzimi po ballafaqohet me një krizë enorme klimatike. Bota e shkatërruar nga ndryshimet klimatike do të ishte një botë e përshtatur për mundimin e paimagjinueshëm njerëzor. Kurse padrejtësia e pallogaritshme është se kombet, popullatat dhe sektorët më të cenueshëm do të goditeshin në mënyrë të pabarabartë.

Së pari vijnë kombet vulnerabile. E vendosur në një nga rajonet më vulnerabile në botë, Mediteran, Maqedonia e Veriut është vend i vogël me ambicie të mëdha klimatike. Qëllimi ynë është t’i zvogëlojmë për 82% emisionet neto të gazeve serrë deri në vitin 2030 në krahasim me nivelet e vitit 1990. Kjo nuk është detyrë e lehtë. Termocentralet me qymyr janë burimi ynë kryesor i energjisë elektrike, por edhe ndotësit më të mëdhenj që ndikojnë si mbi klimën ashtu edhe mbi shëndetin.

Është dilemë se si të hiqet gradualisht qymyri pa rrezikuar sigurinë energjetike të vendit dhe jetesën e bashkësive. Pavarësisht krizës energjetike, jemi të vendosur ta arrijmë këtë qëllim deri në fund të kësaj dekade. Maqedonia e Veriut ishte vendi i parë pilot evropian i përzgjedhur për programin e përshpejtuar të tranzicionit të qymyrit nga Fondi për Investime Klimatike.

Këtu në COP28, së bashku me EBOR do ta vendosim Platformën e Investimeve për Tranzicion të Drejtë Energjisë, e cila do të na ndihmojë të mobilizojmë fondet e nevojshme për t’u zhvendosur te burimet e rinovueshme, për të përshpejtuar investimet në rrjet dhe për të krijuar vende pune të gjelbra me cilësi të lartë për bashkësitë e minatorëve. Si rrjedhim, duam të ftojmë partnerët dhe donatorët e mundshëm që t’i bashkohen kësaj platforme dhe të dëshmojnë se një tranzicion i drejtë energjetik nuk është vetëm i nevojshëm, por edhe i mundshëm dhe i aksesueshëm. Kështu do të harmonizohemi me Angazhimin Global të BE-së për Energjinë e Rinovueshme dhe Efikasitetin Energjetik.

Të dytat janë popullatat vulnerabile, siç janë fëmijët. E mbështesim përfundimin e regjistrimit të parë global, miratimin e Qëllimit Global për Kornizën e Përshtatjes dhe formimin e Fondit të qëndrueshëm dhe funksional të humbjeve dhe dëmtimeve. Që të jemi vërtet të drejtë dhe të paanshëm, të gjitha sistemet duhet të integrojnë nevojat dhe të respektojnë të drejtat e fëmijëve.
Të tretët janë sektorët e lëndueshëm siç është shëndetësia. Ballafaqimi m ndryshimet klimatike mund të jetë mundësi për zhvillim të sistemeve shëndetësore rezistente ndaj ndryshimeve klimatike dhe katastrofave. Për këtë qëllim, e mbështesim tërësisht Deklaratën për Klimën dhe Shëndetin.

Në fund, duke u kujdesur për planetin dhe njerëzit, për ekosistemet dhe ekonominë, do ta zvogëlojmë pasigurinë energjetike dhe do të kontribuojmë në paqen dhe sigurinë e nevojshme. Lëndueshmëria mund të jetë argumentim për dëshpërimin ose shans për aksion.

Të zgjedhim opsionin e dytë.

Ju faleminderit.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....