Presidenti Pendarovski do të mbajë fjalim në panelin “Ruajtja e sigurisë në Evropë” në Forumin ekonomik botëror në Davos

24 Maj 2022 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski, në suazat e pjesëmarrjes në Forumin ekonomik botëror në Davos, sot më 24 maj 2022, e martë, do të marrë pjesë dhe do të mbajë fjalim në sesionin në panel “Ruajtja e sigurisë në Evropë”.

Fjalime në këtë sesion është paraparë të kenë sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, kryeministri i Belgjikës, Aleksandar de Kro, ministrja e mbrojtjes e Holandës, Kajsa Olongren, si dhe shefi i administratës presidenciale në Ukrainë, Andrij Jermak dhe gazetarja Frensin Lavka, redaktore në Blumberg.

Fillimi i këtij sesioni është paraparë të jetë në orën 16:30, kurse do të transmetohet drejtpërdrejt në këtë link: https://www.weforum.org/events/world-economic-forum-annual-meeting-2022/sessions/securing-europe

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Presidenti Pendarovski për vizitë në Nju-Xhersi

Presidenti Pendarovski për vizitë në Nju-Xhersi

Presidenti Stevo Pendarovski në suazat e vizitës së punës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me rastin e pjesëmarrjes në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, dje e vizitoi Nju-Xhersin. I shoqëruar nga bashkëshortja, Elizabeta Gjorgievska, Presidenti...