Pjesëmarrja e Presidentit Pendarovski në sesionin “Dialogu diplomatik për Ballkanin Perëndimor” në Forumin botëror ekonomik në Davos

17 Janar 2024 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski, në suazat e pjesëmarrjes në Takimin e 54-t vjetor të Forumit botëror ekonomik në Davos, sot, më 17 janar 2024, e mërkurë, do të flasë në sesioni “Dialogu diplomatik për Ballkanin Perëndimor”, në orën 18:15.

Në fokusin e debatit pritet të jenë perspektivat e zgjerimit të Bashkimit Evropian për vendet e Ballkanit Perëndimor, përgatitja e tyre për realizimin e reformave, pritjet nga zgjedhjet evropiane, përmirësimi i integrimit ekonomik të rajonit dhe zhvillimi i tij.

Në sesion pritet pjesëmarrja e shefave të shteteve dhe qeverive dhe e ministrave të vende nga rajoni dhe më gjerë nga Evropa, si dhe përfaqësuesit e sektorit të biznesit dhe atij joqeveritar.

Midis folësve të paraqitur janë edhe Mirek Dushek, drejtori i Forumit botëror ekonomik, Borge Brende, kryetari i Forumit botëror ekonomik, Ursula fon der Lejen, Kryetarja e Komisionit Evropian, Presidneti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, Kryeministri i Malit të Zi, Millojko Spajiq, Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviq, Kryeministri i Gjeorgjisë, Irakli Garibashvili, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, Kryeministri i Moldavisë, Dorin Recean, Tanja Fajon, zëvendëskryeministre dhe MPJ e Sllovenisë, ministri federal për Punë Evropiane dhe Ndërkombëtare i Austrisë, Aleksander Shalenberg, ministri i Punëve të Jashtme i Ukrainës, Dmitro Kuleba, ministrja e Punëve të Jashtme e Rumanisë, Luminica Odebesku, Mirosllav Llajçak, përfaqësuesi i posaçëm i BE-së për dialogun Beograd-Prishtinë dhe Ballkanin Perëndimor, Borjana Krisho, kryesuese me Këshillin e Ministrave të Bosnjës dhe Hercegovinës dhe përfaqësues të tjerë të lartë.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....