Presidentit Pendarovski mori pjesë në sesionin “Dialogu diplomatik për Ballkanin Perëndimor” në Forumin botëror ekonomik në Davos

18 Janar 2024 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski, në suazat e pjesëmarrjes në Takimin e 54-t vjetor të Forumit botëror ekonomik në Davos mbrëmë foli në sesionin “Dialogu diplomatik për Ballkanin Perëndimor”.

Në fokusin e debatit ishin perspektivat e zgjerimit të Bashkimit Evropian me vendet e Ballkanit Perëndimor në kontekstin më të gjerë gjeopolitik dhe të sigurisë, përgatitja e tyre për realizimin e reformave, pritjet nga zgjedhjet evropiane, përmirësimi i integrimit ekonomik të rajonit dhe zhvillimi i tij.

Presidenti e riafirmoi nevojën për integrimin e përshpejtuar të vendeve nga Ballkani Perëndimor, që do të ndikojë pozitivisht mbi sigurinë, procesin e përgjithshëm politik dhe agjendën reformuese, si dhe mbi eurooptimizmin në rajon.

Sipas tij, perspektiva për anëtarësim në Bashkimin Evropian nuk nevojitet vetëm për përforcimin e ekonomisë, përparimin e shkëmbimit tregtar dhe përmirësimin e standardit jetësor, por nevojitet edhe integrimi politik në institucionet e Be-së, që do të kontribuojë mbi zhvillimin demokratik, përforcimin e institucioneve, sundimin e të drejtës dhe mediat e lira.

Presidenti Pendarovski theksoi se gjatë krizave shumëdisiplinore, e rëndësishme për stabilitetin e Ballkanit Perëndimor është të kemi prani më të madhe evropiane në rajon.

Midis ligjëruese në këtë sesion ishin edhe Ursulla fon der Lejen, Kryetarja e Komisionit Evropian, ministri Federal për Punë Evropiane dhe Ndërkombëtare i Austrisë, Aleksander Shalenberg, ministri i Punëve të Jashtme i Ukrainës, Dmitro Kuleba, Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq, Kryeministri i Kroacisl, Andrej Plenkoviq, Kryeministri i Malit të Zi, Millojko Spajiq, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, Kryeministri i Gjeorgjisë, Irakli Garibashvili, Kryeministri i Moldavisë, Dorin Recean dhe Mirosllava Llajçak, Përfaqësuesi i posaçëm i Be-së për dialogun Beograd-Prishtinë dhe Ballkanin Perëndimor.

 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....