Mesazhi i Presidentit Pendarovski me rastin e 3 Majit – Ditës Ndërkombëtare të Lirisë së Mediave

3 Maj 2023 | Kumtesat

Me rastin e 3 Majit – Ditës Ndërkombëtare të Lirisë së Mediave Presidenti Pendarovski e dërgoi këtë mesazh:

Dita ndërkombëtare e Lirisë së Mediave, që këtë vit i kushtohet lirisë së shprehjes si nxitës i të gjitha të drejtave të njeriut, po e festojmë në kushtet e krizave të shumëfishta të cilat e okupojnë të tashmen tonë.

Politikanët, pushteti, opozita, sektori qytetar, të gjithë duhet të jemi unikë dhe të zëshëm në sigurimin e të drejtave më të mëdha, sigurisë dhe kushteve të punës për gazetarët dhe punonjësit e mediave që ata të mund ta kryejnë me profesionalizëm detyrën e tyre të përgjegjshme. Të informojnë në kohë, saktë dhe pa censurë, të çliruar nga presionet politike apo të biznesit. Kurse së bashku me gazetarët të luftojmë kundër lajmeve të rreme, sepse qytetarët kanë të drejtë për informacione të sakta, në kohë dhe të kontrolluara.

Mediat e lira janë parakusht për shoqërinë e hapur dhe demokratike, ku liria e shprehjes është e drejtë dhe përgjegjësi që mund ta praktikojë secili prej nesh.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....