Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, sot e pritiAmbasadorene Konfederatës Zvicerane, Sibile Suter Tejada.
Në takimin u shkëmbyen mendime e marrëdhënive bilaterale mes Republikës së Maqedonisë së Veriut dheKonfederatës Zvicerane, ku ishte e shprehur kënaqësi nga zhvillimin e bashkëpunimit në nivel bilateral dhe në plan multilateral. Në këtë drejtim, Presidenti Pendarovski shprehu gatishmërinë për të intensifikuar dialogun politik të nivelit të lartë.
Presidenti Pendarovski e falënderoi për ndihmën dhe mbështetjen e gjithanshme nga Zvicra për Maqedoninë e Veriut, përmes realizimit të projekteve të shumta për funksionimin më të mirë të institucioneve dhe ngritjen e cilësisë të jetës së qytetarëve dhe shprehu shpresën që ajo të vazhdojë edhe në të ardhmen.
Ambasadorja Tejada i ka uruar Presidentit Pendarovski me rastin e marrjes së funksionit dhe i dëshiroi sukses në punën e tij.