Presidenti Pendarovski vizitoi Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë

16 Dhjetor 2019 | Kumtesat, Takimet

Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, sot e vizitoi Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë.
Në takim me përzgjedhjen e re të kryesimit të AShAM-së, u këmbyen informacione dhe mendime për aktivitetet aktuale të Akademisë, si institucioni më i lartë i pavarur shkencor dhe artistik, por edhe planet për aktivitetet në të ardhmen, pas hyrjes në funksion të udhëheqjes së re, nga 1 janari i viti 2020.

Presidenti Pendarovski u informua për ecurinë e realizimit të projekteve kombëtare dhe ndërkombëtare të Akademisë si dhe bashkëpunimit ndërkombëtar me akademitë e tjera. Në takim u shkëmbyen mendime për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit mes Kabinetit dhe Presidentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe AShAM-së.

Presidenti Pendarovski, duke i dëshiruar mandat të suksesshëm udhëheqjes së re të AShAM-së, me përfaqësuesit e Akademisë ndau mendime dhe informacione për gjendjet aktuale në Republikën e Maqedonisë së Veriut, aspiratat e saj për anëtarësimin në Bashkimin Evropian, si dhe gjendjet në rajon. Presidenti Pendarovski, në takim, foli edhe për aktivitetet e tij ndërkombëtare.

Në takim u bisedua edhe për Kartën e Gjuhës Maqedonase nga Kuvendi i AShAM-së, në seancën e mbajtur më 3 dhjetor. Sipas presidentit Pendarovski, ekzistimi i gjuhës maqedonase është fakt dhe për mohimin e saj janë të pabaza të gjitha revizionet dhe interpretime jashtë sferës shkencore

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....