Pjesëmarrja e Presidentit Pendarovski në Konferencën e 60-të të sigurisë në Munih

16 Shkurt 2024 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski, nga 16 deri më 18 shkurt 2024, në Munih, Republikën Federative të Gjermanisë, do të marrë pjesë në Konferencën e 60-të sigurisë.

Është paraparë që Presidenti Pendarovski të marrë pjesë në evenimentin “A është Ballkani Perëndimor pjesë e imazhit të madh? Harta e arkitekturës së re së sigurisë evropiane” organizuar nga Qendra për politikë të sigurisë dhe Qendrës për politikë të sigurisë në Gjenevë, në evenimentin “Fokusi në Ballkan” si dhe në evenimentin “Drejtimi i bashkësisë transatlanitke pas Munihut” i organizuar nga Këshilli Atlantik.

Gjatë vizitës në Konferencën e sigurisë në Munih është paraparë që Presidenti Pendarovski të realizojë më shumë takime me pjesëmarrësit në këtë tubim. Në fokusin e bisedimeve të Presidentit Pendarovski do të jenë integrimi evropian dhe gjendja e sigurisë në rajon dhe në hapësirën euroatlantike.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....