Presidenti Pendarovski e udhëheq delegacionin shtetëror në sesionin e 78-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara

17 Shtator 2023 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski, nga 18 deri më 22 shtator 2023, do ta udhëheqë delegacionin shtetëror në sesionin e 78-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Presidenti Pendarovski më 22 shtator 2023, të premte, do të mbajë fjalim në Debatin e përgjithshëm të sesionit të 78-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, që mbahet me temë “Rindërtimi i besimit dhe rifillimi i solidaritetit global: Përshpejtimi i aksionit për Agjendën 2030 dhe Qëllimet e saj për zhvillim të qëndrueshëm për paqe, prosperitet, përparim dhe qëndrueshmëri për të gjithë.”

Në suazat e pjesëmarrjes në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, është paraparë që Presidenti Pendarovski të takohet me Sekretarin e përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guteresh, ku Presidenti Pendarovski do të Dekorojë Organizatën e Kombeve të Bashkuara me Dekoratën e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe do t’ia dorëzojë dekoratën Sekretarit të përgjithshëm, Guteresh.

Presidenti Pendarovski do të ketë fjalimin e vet para Këshillit të Sigurimit në debatin e hapur me temë: “Ruajtja e qëllimeve dhe parimeve të Kartës së OKB-së nëpërmjet multilateralizmit efektiv: ruajtja e paqes dhe sigurisë në Ukrainë”.

Presidenti Pendarovski do të marrë pjesë në hapjen e Forumit politik të nivelit të lartë për zhvillim të qëndrueshëm me organizim nga Asambleja e Përgjithshme dhe do të mbajë fjalim në dialogun e liderëve “Zmadhimi i aktiviteteve në tranzicionet kryesore që të përshpejtohet përparimi i Qëllimeve për zhvillim të qëndrueshëm”.

Gjatë pjesëmarrjes në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, Presidenti Pendarovski do të ketë takime bilaterale me shefat e shteteve, pjesëmarrës në Asamblenë e Përgjithshme.
Në përbërjen e delegacionit shtetëror maqedonas janë zëvendëskryeministri i Qeverisë i obliguar për çështje ekonomike, koordinim të resorëve ekonomikë dhe investimeve, Fatmir Bytyqi, dhe ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani.

Gjatë vizitës në SHBA, Presidenti Pendarovski do të vizitojë Nju-Xhersin, ku është paraparë të takohet me përfaqësues të bashkësisë maqedonase, kurse do ta vizitojë edhe Çikagon, ku do të marrë pjesë në mbrëmjen humanitare gala “Rrugët drejt prosperitetit” të organizuar nga Bordi i drejtorëve të “”Makedonija2025” dhe to të dekorojë drejtorin kryesor ekzekutiv të Boing, Dejvid L. Kalhun me Dekoratën “8 Shtatori”.

Gjatë vizitës së punës në SHBA Presidenti Pendarovski do të shoqërohet nga bashkëshortja, Elizabeta Gjorgievska.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....