FjaIimi i jashtëzakonshëm i Presidentit së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski

18 Mars 2020 | Fjalimet

Të nderuar qytetarë,

Dua ta informoj opinionin maqedonas se para pak e nënshkrova Vendimin për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme në territorin e të gjithë shtetit. Sot pasdite Qeveria dërgoi kërkesë në Kuvend i cili, sipas Kushtetutës ka kompetencë të parë për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme, por, Kryetari i Kuvendit e dërgoi menjëherë atë akt tek unë, duke pohuar se nuk mund të thërrasë Kuvendin që të diskutojë për këtë çështje. Vendimi im bazohet në nenin 125 të Kushtetutës sonë, i cili thotë se çfarë mundësie ekziston nëse Kuvendi, për arsye të ndryshme, nuk mund të mblidhet.

Konkretisht, Vendimin për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme e mora për shkak të mbrojtjes dhe ballafaqimit me pasojat e përhapjes së virusit KOVID-19. Gjendja e jashtëzakonshme do të zgjasë 30 ditë dhe në atë moment kur Kuvendi do të ketë mundësi të mblidhet do t’i dorëzohet për vërtetim. Para përfundimit të këtyre 30 ditëve pres që Qeveria të më dorëzojë raport të detajuar mbi efektet e masave të marra deri atëherë dhe propozim të argumentuar mbi nevojën për vazhdimin eventual të gjendjes së jashtëzakonshme për 30 ditë të tjera.

Të nderuar,

Fakti se për herë të parë nga shpallja e pavarësisë sonë shpallim gjendje të jashtëzakonshme dëshmon se sa e komplikuar është gjendja në të cilën jemi dhe sa i madh është rreziku për të gjithë ne. Prej sot pushteti ekzekutiv do të ketë kompetenca më të mëdha dhe do të mund t’i shfrytëzojë të gjitha resurset e shtetit theksoj të gjitha, edhe privatet, edhe shtetëroret, që të ballafaqohemi më me sukses me epideminë. Në gjendje të jashtëzakonshme Qeveria mund të miratojë dekrete me fuqi ligjore, me qëllim që të vendosë kufizime më të mëdha në lëvizjen e njerëzve, dhe, sidomos të sigurojë mjete më të mëdha për mbështetjen e ekonomisë e cila po futet në një periudhë jashtëzakonisht krize. Epidemia i ka mbingarkuar theksueshëm resurset e shtetit dhe tashmë, në këtë moment, dëmet për firmat të cilat nuk punojnë janë enorme. Këtu Qeveria duhet të ofrojë ndihmë dhe mbështetje të theksuar.

Të nderuar,

Si shtet dhe si qytetarë na presin ditë të vështira, por unë si President nuk kam aspak paragjykime dhe as dilema për rregullsinë e vendimeve të cilat po i marr. Pres që edhe Qeveria e cila në periudhën në vijim do të ketë përgjegjësi më të madhe, të jetë në lartësinë e detyrës dhe të sfidave të cilat i sjell momenti politik dhe historik. Duke pasur parasysh autorizimet e zmadhuara, pres që Qeveria, ministritë kompetente, Qendra për Menaxhim me Krizat, Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim dhe të gjitha institucionet e involvuara të informojnë çdo ditë për të gjitha aktivitetet të cilat i ndërmarrin, si dhe për planet e azhurnuara për veprimin e saj në të ardhmen. Dua të theksoj veçanërisht se liderët e partive më të mëdha politike, në pushtet dhe në opozitë, japin mbështetje për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme.

Qeveria do të vazhdojë të funksionojë si teknike, që nënkupton se në të do të vazhdojnë të japin kontributin e vet të rëndësishëm edhe përfaqësuesit e opozitës. Kjo është një mundësi që të dëshmojmë në vepër se kur bëhet fjalë për një rrezik të tillë pa precedent për shtetin tonë dhe për qytetarët, tanë të gjitha partitë politike do të punojnë së bashku për mbrojtjen e shëndetit të njerëzve dhe nuk do të kujdesen pë rejtingun e tyre politik. Në këtë situatë, do të duhet të shtyhen zgjedhjet e caktuara më 12 prill, kurse zgjedhjet parlamentare të caktohen atëherë kur të krijohen kushtet për shprehje demokratike dhe të drejtë të qytetarëve. Të gjitha analizat, debatet dhe kalkulimet për fitimin e votave apo mandatet për deputetë tani duhet t’i lëmë anash, sepse janë pa vlerë në raport me më të vyeshmen – mbrojtjen e jetës së qytetarëve tanë.

Të nderuar qytetarë,

Në ditët para nesh duhet të jeni të disiplinuar dhe të përgjegjshëm së pari ndaj vetvetes, ndaj më të afërmve tuaj, sidomos duhet të jeni të përgjegjshëm dhe t’i ndihmoni qytetarët tanë më të moshuar dhe qytetarët me sëmundje kronike. Mos dilni nga shtëpia nëse nuk keni nevojë më domethënëse.
Ndiqini informacionet e institucioneve kompetente dhe respektojini përpikmërisht rekomandimet e tyre. Në këtë rast, dua t’i falenderoj veçanërisht të gjithë punonjësit e angazhuar të shëndetësisë, policët, ushtarët dhe vullnetarët, të cilët në javët e kaluara kanë bërë përpjekje mbinjerëzore që t’i ndihmojnë qytetarët e goditur nga kjo sëmundje.

Kam një mesazh edhe për të gjithë shtetasit tanë të cilët janë me qëndrim jashtë vendit. Është më e mençur të qëndroni në vendin ku jeni, derisa të zgjasë kjo gjendje, në përputhje me rekomandimet e Organizatës Botërore Shëndetësore. Nëse, megjithatë, vendosni të ktheheni në shtëpi, ju jeni të mirëseardhur, por duhet ta dini se pa përjashtim do të duhet t’i respektoni me patjetër të gjitha masat që i kanë caktuar institucionet kompetente, kurse kjo nënkupton edhe mundësinë që të vendoseni në karantinë.

U bëj apel të gjithë qytetarëve të atdheut tonë të përbashkët dhe të vetëm, të jemi të qetë, të jemi të përgjegjshëm dhe të jemi solidarë ndaj njëri-tjetrit.

Nëse ndihmojmë njëri-tjetrin, nëse mbahemi bashkë, do ta kalojmë me siguri këtë gjendje të vështirë, si shumë herë deri tani në historinë tonë!

Ju faleminderit!

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....