Presidenti Pendarovski i pranoi letrat kredenciale të ambasadorit të sapoemëruar të Republikës së Koresë, Bae Xhongin

10 Nëntor 2023 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski i pranoi letrat kredenciale të Bae Xhonginit ambasador i sapoemëruar i Republikës së Koresë në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Presidenti Pendarovski në fjalimin e ceremonisë së dorëzimit të letrave kredenciale theksoi se me vendosjen e marrëdhënieve diplomatike në vitin 2019, para dy vendeve mike u hapën mundësi të rëndësishme për përparimin e bashkëpunimit në të gjitha fushat e interesit të përbashkët, si dhe e theksoi  interesin tonë për përforcim të lidhjeve ekonomike, por edhe bashkëpunimin në fushën e kulturës, arsimit, shkencës, turizmit. Presidenti tha se sot, Republika e Maqedonisë së Veriut dhe Republika e Kroacisë kanë dhe angazhohen për të njëjtat vlera të demokracisë dhe multilateralizmit funksional. Tha se vlerësimi i të drejtave dhe lirive të njeriut, paqes dhe stabilitetit janë vlera të cilat janë gdhendur thellë në memorien kolektive të popujve tanë dhe shtoi se kjo krijon baza të përkryera për thellimin e mëtejshëm të lidhjeve, pa marrë parasysh largësinë gjeografike të të dy shteteve.

Ambasadori i Republikës së Koresë, Bae Xhongin në fjalën e tij theksoi se përkushtimi i përbashkët ndaj vlerave demokratike është një bazë solide për zgjerimin e bashkëpunimit midis dy vendeve dhe shprehu shpresën për përforcimin e lidhjeve ekonomike në fushën e tregtisë, investimeve, industrinë e automobilave, energjinë dhe teknologjinë e përparuar. Ai tha se tashmë janë ndërmarrë hapat fillestarë, kurse si shembull e përmendi projektin e përbashkët midis shërbimeve doganore, ndërsa shprehu shpresën për realizimin e projekteve të ngjashme edhe vitin e ardhshëm, duke i shfrytëzuar ato si trampolinë për përmirësimin e marrëdhënieve. Ambasadori Xhongin tha se theks të shtuar do të vendosë në promovimin e kulturës koreane në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe paralajmëroi hapjen e Konsullatës së Nderit të Republikës së Koresë në Shkup, e cila tha se do të luajë një rol kyç në përforcimin e marrëdhënieve bilaterale.

Presidenti Pendarovski ambasadorit Xhongin i uroi sukses në kryerjen e funksionit të përgjegjshëm dhe shprehu bindjen se në kryerjen e obligimeve të tij diplomatike do të ketë mbështetjen e tërësishme nga institucionet tona shtetërore.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....