Presidenti Pendarovski i pranoi letrat kredenciale të ambasadorit të sapoemëruar të Republikës Islame të Pakistanit, Modasar Çaudri

7 Mars 2024 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski sot i pranoi letrat kredenciale të Modasar Çaudrit, ambasadorit të Republikës Islamike të Pakistanit në Republikën e Maqedonisë së Veriut, me seli në Sofje.

Presidenti Pendarovski në fjalimin e ceremonisë së dorëzimit të letrave kredenciale tha se si anëtare e përgjegjshme e bashkësisë ndërkombëtare, Republika e Maqedonisë së Veriut u jep rëndësi marrëdhënieve ndërkombëtare me të gjitha shtetet, për të mirën e popujve, për sigurim dhe përforcim të paqes në botë, si edhe për zhvillimin e qëndrueshëm dhe prosperitetin ekonomik.  Në këtë kontekst, Presidenti Pendarovski i theksoi interesin dhe përgatitjen e Republikës së Maqedonisë së Veriut për përparim dhe zhvillim të mëtejshëm të marrëdhënieve dhe bashkëpunimit me Republikën Islame të Pakistanit në të gjitha fushat e interesit të përbashkët, si në plan bilateral ashtu edhe në atë multilateral.

Ambasadori Modasar Çaudri në fjalimin e vet tha se ka nderin që është emëruar si ambasador i jashtëzakonshëm dhe fuqiplotë i Republikës Islame të Pakistanit për Republikën e e Maqedonisë së Veriut dhe shprehu pritjen se miqësia që ekziston midis dy shteteve do të vazhdojë të zhvillohet edhe mandej dhe do të arrijë lartësi të reja.

Presidenti Pendarovski i uroi ambasadorit Modasar Çaudri zbatim të suksesshëm të funksionit të përgjegjshëm.

 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....