Presidenti Pendarovski i pranoi letrat kredenciale të ambasadorit të sapoemëruar të Republikës së Turqisë, Fatih Ulusoj

19 Mars 2024 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski sot i pranoi letrat kredenciale të ambasadorit të sapoemëruar të Republikës së Turqisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Presidenti Pendarovski në fjalimin e tij në ceremoninë e dorëzimit të letrave kredenciale theksoi se Republika e Maqedonisë së Veriut dhe Republika e Turqisë gëzojnë miqësi shumëvjeçare tradicionale dhe shprehu kënaqësinë për marrëdhëniet e shkëlqyera bilaterale të karakterizuara me mbështetje dhe respekt të ndërsjellë. Ai shprehu mirënjohje për mbështetjen e tërësishme që Republika e Turqisë e ka dhënë që nga pavarësia e Republikës së Maqedonisë së Veriut në fillim të viteve të 90-ta të shekullit të kaluar dhe që vazhdon ta japë edhe sot. Presidenti Pendarovski tha se sot, si aleatë në NATO, të dy shtetet po ballafaqohen me kohë veçanërisht të trazuara, të cilat natyrisht ndikojnë edhe në rajonin tonë dhe theksoi se bashkëpunimi, besimi dhe koordinimi në luftën kundër terrorizmit, krimit të organizuar, migrimit ilegal, kërcënimet kibernetike dhe fenomene të ngjashme, paraqesin prioritet për të gjithë ne dhe janë vlerë e shtuar në këto marrëdhënie. Duke theksuar se dy vendet po zhvillojnë marrëdhënie dinamike ekonomike, Presidenti Pendarovski shprehu besimin se ekziston vullnet i ndërsjellë për hapjen e perspektivave të reja, me qëllim të intensifikimit të mëtejshëm të bashkëpunimit ekonomik dhe rritjes së tregtisë, si dhe bashkëpunimit në fushën e sigurisë, mbrojtjes, bujqësisë, arsimit, kulturës, shkencës.

Ambasadori Fatih Ulusoj në fjalimin e vet se Turqia e vlerëson partneritetin që e ka me Maqedoninë e Veriut, i cili bazohet në respektin reciprok, besimin dhe bashkëpunimin dhe shtoi se e konsideron vendin tonë si partner të rëndësishëm në Ballkan. Ai theksoi se kultura e përbashkët mundëson që marrëdhëniet dhe bashkëpunimi të ruhen në nivel të privilegjuar, si në planin bilateral ashtu edhe në atë multilateral. Ambasadori turk i theksoi bashkësinë turke, e cila ka ekzistuar në këtë rajon prej shekujsh dhe që punon për zhvillimin dhe mirëqenien e Maqedonisë së Veriut, si dhe qytetarët turq që e kanë prejardhjen prej këtu, kurse kanë emigruar në Turqi, si elementet më të rëndësishme në marrëdhëniet e ndërsjella. Ambasadori Ulusoj tha se me anëtarësimin tonë në NATO, të cilin ata e mbështesin fuqimisht, marrëdhënieve u është shtuar edhe një dimension aleat, kurse të dy vendet, me bashkëpunimin e tyre të ngushtë mbi tema të ndryshme rajonale, e inkurajojnë paqen, stabilitetin dhe prosperitetin në Ballkan dhe më gjerë.  Ambasadori turk nënvizoi se Maqedonia e Veriut, me strukturën e saj multikulturore dhe multietnike, paraqet shembull në të gjithë Ballkanin në aspektin e bashkëjetesës paqësore të bashkësive.

Presidenti Pendarovski i uroi ambasadorit turk shumë sukses dhe shëndet të mirë në zbatimin e misionit të tij të ambasadorit.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....