Aktivitete të bashkëshortes së Presidentit, Elizabeta Gjorgievska me bashkëshorten e Presidentit austriak, Doris Shmidauer

29 Mars 2023 | Kumtesat

Bashkëshortja e Presidentit, Elizabeta Gjorgievska së bashku me Doris Shmidauer, bashkëshortja e Presidentit federal të Republikës së Austrisë, Aleksander Van der Belen që po qëndrojnë në vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut, sot në Zyrën e Presidentit, TëRinjtëHab patën mundësi të njihen me projektin për ndërtimin e shkathtësive për punësim, kompetencave dhe mundësive për rrjetëzim të të rinjve që realizohet nga Këshilli nacional rinor i Maqedonisë së Veriut  pas së cilit e ndoqën edhe ekspozitën e punimeve të grave sipërmarrëse të organizuar në bashkëpunim me Qendrën për menaxhim me ndryshimet.

Znj. Gjorgievska dhe znj. Shmidauer e vizituan Çarshinë e vjetër të Shkupit ndërsa gjatë vizitës kishin mundësi të bisedojnë me një pjesë të artizanëve. Në Galerinë nacionale Çifte hamam, znj. Gjorgievska dhe znj. Shmidauer u mirëpritën nga drejtoresha e Galerisë nacionale, Dita Starova Kerimi e cila i udhëhoqi nëpër hapësirat e kësaj galerie duke ua prezantuar rëndësinë dhe historinë e saj, kurse patën mundësi ta shikojnë edhe ekspozitën “Përvojë peizazhi” të artistëve Robert Jankullovski dhe Monika Moteska me të cilën e prezantuan vendin tonë në Bienalen e Venecias. Në Çifte hamam u mbaj edhe diskutimi në panel me temë “Gratë inspirojnë” ku fjalim mbajtën znj. Gjorgievska dhe znj. Shmidauer. Në këtë panel morën pjesë gra të suksesshme nga vendi, përfaqësuese nga fusha e politikës, ekonomisë, biznesit dhe sektorit qytetar, kulturës dhe nga fusha të tjera ku i prezantuan arritjet e tyre të deritanishme.

Gjatë vizitës në Qendrën memoriale të holokaustit të Hebrenjve nga Maqedonia, drejtori i kësaj qendre, Goran Sadikario i njohu me ekspozitën e përhershme në këtë Muze ku flitet mbi historinë e hebrenjve në shtetin tonë dhe në shtete të tjera gjatë periudhave të ndryshme nga e kaluara, mbi eksodin e tyre gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe rithemelimit të bashkësisë hebraike në vendin tonë.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Bashkëshortja e Presidentit, Elizabeta Gjorgievska mbajti fjalim në shënimin e 30 Majit – Ditës Botërore të Multipla Sklerozës që u mbajt me organizim nga Shoqata nacionale për ndihmë dhe mbështetje të personave me multipla sklerozë.  Në Fjalimin e vet, znj. Gjorgievska theksoi se kjo sëmundje është e vështirë dhe e parashikueshme dhe kërkon luftë dhe terapi ku thelbësore është mbështetja psikologjike e të sëmurëve, por edhe e familjeve të tyre.  “Prandaj do të dëshiroja ta shfrytëzoj këtë mundësi, dhe të gjithë të sëmurëve me multipla sklerozë, por edhe të afërmve të tyre, si dhe kolegëve tim mjekë që marrin pjesë në diagnostikimin dhe mjekimin, t’i përgëzoj për guximin dhe këmbënguljen. Ju jeni shembull për të gjithë ne, shembull për të gjithë shoqërinë. Si rrjedhim, e gjithë bashkësia, të gjithë ne së bashku duhet të bëjmë gjithçka që ta përmirësojmë gjendjen tuaj. Këtu jemi që t’ju mbështesim, t’jua lehtësojmë, t’ju ndihmojmë. T’ju japim dorën në luftën tuaj të përditshme të mundshme me këtë sëmundje të keqe. Solidariteti dhe shpresa e përbashkët që e japim në Ditën Botërore të Multipla Sklerozës le të zgjasë 365 ditë në vit”, rekomandoi bashkëshortja e Presidentit.  Sipas znj. Gjorgievska evenimenti i sotëm i organizuar nga Shoqata nacionale për ndihmë dhe mbështetje të personave me multipla sklerozë është mundësi për shkëmbim të përvojës, informacioneve dhe praktikave.  “Anëtarët e kësaj shoqate, duke pasur parasysh se edhe vetë janë persona me multipla sklerozë e dinë se me çfarë tundimesh ballafaqohet secili që jeton me këtë sëmundje. Edhe njëherë publikisht ju shpreh falënderim dhe ju dëshiroj që edhe mandej me zell, përkushtim dhe plot optimizëm t’i realizoni programet dhe projektet tuaja. Besoj se nuk do të mbeteni vetë në këto aktivitete për përmirësim të përditshmërisë së personave të sëmurë me multipla sklerozë dhe do ta keni mbështetjen e të gjithë bashkësisë”, theksoi znj. Gjorgievska.    Në këtë eveniment fjalim kishte edhe Ana Karajanova Dimitrusheva, kryetarja e Shoqatës nacionale për ndihmë dhe mbështetje të personave me multipla sklerozë, kurse morën fjalën edhe ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti, zëvendësministri i punës dhe politikës sociale, Enver Husejin dhe drejtori i DPSH Klinika e neurologjisë, Visar Miftari. Me këtë eveniment, Shoqata nacionale për ndihmë dhe mbështetje të personave me multipla sklerozë i bashkëngjiten shënimit global të Ditës botërore kushtuar multipla sklerozës që edhe këtë vit shënohet nën moton “MS lidhje”, me qëllim që të ngrihet vetëdija dhe të sigurohet diagnoza e saktë dhe në kohë, terapia më e mirë dhe cilësia më e mirë e jetës për pacientët me multipla sklerozë.

Në suazat e aktivitetit Kabinet i hapur, sot Kabinetin e Presidentit e vizituan nxënësit e SHTHK “Kërste Misirkov” nga Kumanova. Vizitorët patën mundësi të takohen dhe bisedojnë me Presidentin...