Aktivitete të znj. Elizabeta Gjorgievska në suazat e pjesëmarrjes së Presidentit në Asamblenë e përgjithshme të 78-të të OKB-së

23 Shtator 2023 | Kumtesat

Bashkëshortja e Presidentit Elizabeta Gjorgievska, e cila qëndroi në Nju-Jork në shoqërim të Presidnetit gjatë pjesëmarrjes së tij në Asamblenë e përgjithshme të 78-të të Kombeve të Bashkuar realizoi shumë takime dhe aktivitete.

Znj. Gjorgievska u takua me Dien Keita, ndihmëssekretar i përgjithshëm dhe zëvendësdrejtor ekzekutiv i Fondit të Kombeve të Bashkuara për Popullsinë (UNFPA), ku shkëmbyen mendime dhe informacione rreth konferencës së ardhshme të nivelit të lartë, me titull “Fuqia e zgjedhjes: Autonomia trupore te gratë dhe vajzat”, e cila do të mbahet nga znj. Gjorgievska, në bashkëpunim me UNFPA, dhe do të mbahet nën patronatin e presidentit, në tetor të këtij viti.

Bashkëbisedueset ranë dakord se tema e konferencës “Fuqia e zgjedhjes” ka një rëndësi enorme – e drejta e grave dhe vajzave që të kenë kontroll mbi trupin e tyre, shëndetin dhe të drejtat riprodhuese. Zonja Keita e përshëndeti angazhimin e znj. Gjorgievska në çështjet në të cilat UNFPA po punon, duke e vendosur Maqedoninë e Veriut lart në hartën e vendeve që janë aktive për këtë çështje.

Bashkëshortja e Presidentit mori pjesë edhe në iniciativën për eliminimin e dhunës ndaj grave dhe vajzave në kuadër të Samitit për qëllimet e zhvillimit të qëndrueshëm, ku theksoi se “duhet t’i jepet fund dhunës ndaj grave, e cila praktikisht u mohon miliona grave dhe vajzave të drejtat elementare e njeriut dhe mundësinë për të kontribuar aktivisht në shoqëri dhe bashkësi. Në nivel global, një në tri gra është viktimë e dhunës dhe sipas vlerësimeve të iniciativës, deri në vitin 2025, jeta e të paktën dy grave dhe vajzave do të shpëtohej çdo ditë. Trende të tilla negative nuk mungojnë as në Republikën e Maqedonisë së Veriut, prandaj duhet shumë më shumë punë dhe rezultate të dukshme”.

Znj. Gjorgievska mori pjesë edhe në pritjen e organizuar nga zonja e parë e SHBA-së, dr. Xhill Bajden, ku pati një takim të shkurtër me dr. Xhill Bajden, gjatë të cilit e informoi mbi aktivitetet në të cilat po punon në bashkëpunim me UNICEF-in dhe partnerë të tjerë, kushtuar shëndetit mental te të rinjtë dhe nevojës për kujdes më të madh dhe zgjidhje sistematike nga aktorët kompetentë në ruajtjen e shëndetit mental te të rinjtë.

Bashkëshortja e Presidentit pati edhe jë takim të shkurtër me zonjën e parë të Ukrainës, Olena Zelenska, gjatë së cilës u diskutua mbi Samitin e shëndetit mental të mbajtur para pak kohe në Kiev, pjesë e të cilit ishte edhe zonja Gjorgievska, kurse rikonfirmoi, gjithashtu, mbështetjen për përpjekjet e bashkëshortes së Presidentit ukrainas, në kuadër të mbrojtjes së fëmijëve dhe të drejtave të tyre.

Gjatë qëndrimit në Nju-Jork, znj. Gjorgievska, mbajti edhe dy ligjërata për studentët në studimet pasuniversitare në Universitetin “Kolumbia” të Kolegjit për mjekësinë dentare.

 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....