Takimi i Presidentit Pendarovski me pjesëmarrësit në Konferencën “Agjenda e gjelbër për Ballkanin Perëndimor”

6 Tetor 2022 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski mbrëmë i mirëpriti pjesëmarrësit e konferencës në nivel të lartë “Agjenda e gjelbër për Ballkanin Perëndimor”, që në organizatë me institutin Aspen nga Gjermania po mbahet në Shkup.

Në këtë takim Presidenti Pendarovski u njoh me programin dhe qëllimet e konferencës, që synon të ofrojë platformë për pjesëmarrësit nga Ballkani Perëndimor, Gjermania, BE-ja, SHBA-ja, si dhe të organizatave ndërkombëtare dhe rajonale të bisedojnë mbi potencialet e agjendës së gjelbër për Ballkanin Perëndimor.

Presidenti Pendarovski, duke e përshëndetur mbajtjen e kësaj konferenca, theksoi se në kohën kur po ballafaqohemi me krizën energjetike dhe turbulencat ekonomike, nuk duhet të harrojmë agjendën e gjelbër. Presidenti vlerësoi se konferenca është mundësi e mirë për diskutim dhe identifikim të sfidave dhe potencialeve kryesore në bashkëpunimin rajonal, si faktor për rajon stabil dhe me prosperitet, si dhe nevojën për përparimin e tij të vazhdueshëm. Aspekt i rëndësishëm në atë kontekst, sipas Presidentit, është perspektiva për integrim të rajonit në Bashkimin Evropian.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....