Deklaratë e përbashkët e presidentëve të grupit Bukuresht nëntë, të mbështetur nga presidentët e Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi

12 Tetor 2022 | Kumtesat

Ne, presidentët e Bullgarisë, Republikës së Çekisë, Estonisë, Hungarisë, Letonisë, Lituanisë, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut, Polonisë, Rumanisë dhe Sllovakisë, i dënojmë bombardimet masive të qyteteve ukrainase të kryera pak kohe nga Rusia, të cilat përbëjnë krime lufte sipas të drejtës ndërkombëtare.

Rikujtojmë se krimet e luftës dhe krimet kundër njerëzimit nuk i nënshtrohen asnjë afati vjetërsimi dhe përfshihen me juridiksionin e gjykatave në mbarë botën.

Në emër të shteteve tona, kërkojmë që Rusia t’i ndalojë menjëherë sulmet mbi objektivat civile. Nuk do t’i ndalojmë përpjekjet tona që t’i nxjerrim para gjykatës përgjegjësit për krimet e sotshme.
Konsiderojmë se janë të papranueshme çfarëdo lloj kërcënimesh nga përfaqësuesit rusë për përdorim të armëve nukleare. Në këtë kontekst, e riafirmojmë përkushtimin tonë për mbrojtjen e vendeve dhe aleatëve tanë.

Rumen Radev
President i Republikës së Bullgarisë

Millosh Zeman
President i Republikës së Çekisë

Alar Karis
President i Republikës së Estonisë

Egils Levic
President i Republikës së Letonisë

Gitanas Nauseda
President i Republikës së Lituanisë

Stevo Pendarovski
President i Republikës së Maqedonisë së Veriut

Millo Gjukanoviq
President i Republikës së Malit të Zi

Andzhej Duda
President i Republikës së Polonisë

Klaus Johanis
President i Rumanisë

Zuzana Çaputova
Presidente e Republikës së Sllovakisë

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....