Bashkëshortja e Presidenti u mbajti fjalim në Forumin e Dytë Kombëtar të Shëndetit

27 Shkurt 2020 | Fjalimet

Bashkëshortja e Presidenti të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Elizabeta Gjorgievska mbajti fjalim në Forumin e Dytë Kombëtar të Shëndetit, me titull “Nëna të shëndetshme, foshnja të shëndetshme”: Maqedonia e Veriut iu përgjigjet sfidave”, që e organizoi Ministria e Shëndetësisë dhe mbështetur nga Organizata Botërore Shëndetësore.

Në fjalimin e saj, Gjorgievska tregoi se në mjekësinë bashkëkohore zbatohet kujdes që fokusohet tek individi dhe mund të jetësohet përmes vizionit të ri të rrjetit për mbrojtje primare shëndetësore. Ajo theksoi se me përmirësimin e shëndeti të njerëzve në shoqëri, mund të kontribuojmë e njëjta të bëhet realitet pa dallim moshe dhe statuti social e ekonomik të njerëzve.

Në vazhdim është teksti integral i fjalimit.

Mysafirë të nderuar, kolegë të respektuar,

Është nder i veçantë të drejtohem në Forumin e Dytë Kombëtar të Shëndetit. Dua t’ju përshëndes dhe ta shpreh kënaqësinë time që kemi mundësi të këmbejmë ide dhe përvoja që do të na mundësojnë përmirësim të mëtutjeshëm të sistemit shëndetësor të vendit, sidomos ato lidhur me shëndetin e nënave dhe fëmijëve. Në këtë drejtim, do të doja ta falënderoj Ministrinë e Shëndetësisë dhe Zyrën e OBSH-së për organizimin e këtij tubimi. Nder i veçantë sot është prezenca e d-r Kluge, me çka tregohet përkushtimi i OBSH-së për zhvillimin e shëndetësisë edhe tek ne.

Shëndeti i nënave, foshnjave dhe fëmijëve të vegël edhe më tej paraqet sfidë të rëndësishme publik shëndetësor edhe krahas avancimit të jashtëzakonshëm në periudhën e kaluar, në radhë të parë për shkak të zhvillimit teknologjik të kujdes gjinekologjik dhe neonatologjik, por edhe si pasojë e standardit të përmirësuar jetësor.

Përforcimi i sistemit shëndetësor paraqet proces dinamik në të gjitha nivelet. Megjithatë, konsideroj që është e domosdoshme të jepet impuls i veçantë në përkushtimin e vendit të duhur të mbrojtjes primare shëndetësore. Respektivisht, ajo duhet të paraqesë shtyllën kryesore për avancimin e sistemit të plotë shëndetësor, sepse i përshtatet nevojave më të rëndësishme dhe prevalente të qytetarëve dhe komunitetit.

Besoj të gjithë do të pajtohemi se nuk ka mundësi më të mirë sesa çdo anëtar i familjes të ketë shërbim shëndetësor nga punonjësit shëndetësor me të cilët jeton në mjedisin e njëjtë dhe i ndan përpjekjet dhe vlerat e njëjta. Mbrojtja primare shëndetësore është e vendosur në atë mënyrë që të mund t’i kuptoj nevojat dhe specifikat e çdo komuniteti, traditën dhe praktikat e tyre.

Duhet të mbajmë mend, të jemi të vetëdijshëm se nuk ka shëndet pa infermieret, infermierët dhe punonjësit tjerë shëndetësorë. Potenciali njerëzor në mbrojtjen primare shëndetësore është i pa çmim dhe duhet t’i jepet mirënjohja e duhur, të investohet në të, t’i sigurohet ambient i duhur pune dhe respekti i merituar.

Edhe pse specializimet mjekësore janë të drejtuara në organe të caktuara ose pjesë të trupit, njerëzit që e kërkojnë kujdesin tonë janë persona të kompletuar. Individët që kanë nevojë për shërbim shëndetësor, pa marrë parasysh a janë të shëndetshëm apo të sëmurë, meritojnë qasje kolistike dhe brendasektoriale. Kur fokusi është te një individ dhe nevojat e tij/ e saj, atëherë mund të arrihet epilogu më i mirë i mundshëm i kujdesit. Në këtë kontekst, do ta kisha theksuar edhe ndarjen e shërbimeve primare shëndetësore në parandaluese dhe kurative. Konkretisht, problemi me të cilin ballafaqohem çdo ditë: me formimin e ekipeve parandaluese stomatologjike u paraqit një nyje në mbrojtjen primare stomatologjike te fëmijët pikërisht për shkak të ndarjes së shërbimeve në parandaluese dhe kurative dhe një numër i madh i fëmijëve patjetër duhet të vijnë nëpër klinikat stomatologjike (që janë pjesë e rrjetit terciar mjekësor), madje edhe për intervenimet më të thjeshta stomatologjike. Me ndryshimin e këtij pozicionimi, do të kemi kujdes gjithëpërfshirës me më pak shpenzime ekonomik. Kjo ka të bëjë edhe me kujdesin për nënat dhe fëmijët.

Shëndeti i fëmijëve tanë në të ardhmen varet nga gjendja shëndetësore të nënës para shtatzënisë, por edhe nga cilësia e lidhjes emocionale dhe sociale mes nënës dhe familjes së ngushtë me foshnjën pas lindjes.

Dua të përmend se është i domosdoshëm edukimi gjithëpërfshirës i individëve në suazat e kësaj qasje kolistike. Koordinimi dhe komunikimi mes punonjësve shëndetësor në mbrojtjen primare shëndetësore dhe lidhja me shërbimet sociale është krucial. Kjo përfshin koordinim dhe këmbim të informacioneve mes personave në mbrojtjen primare shëndetësore: mjekët e përgjithshëm, ekipet parandaluese dhe ata që ofrojnë kujdes në kushte shtëpiake, por gjithashtu edhe punonjësit social, shoqëria civile dhe organizatat e pacientëve.

Edukimi nuk nënkupton vetëm si ta ulim mortalitetin, por edhe si ta përmirësojmë kujdesin. Ajo duhet të fokusohet në planifikimin e familjes, para shtatzënisë sepse çdo shtatzëni duhet të jetë e dëshiruar kurse çdo lindje e sigurt. Gjithashtu, duhet të kujdesemi për kohën dhe ndarjen e numrit të fëmijëve. Kuptohet, kujdes të veçantë duhet t’i kushtohet shtatzënive të rrezikshme dhe nivelin e ndjekjes, transportit të duhur “in utero” dhe foshnjave të lindura para kohe, ambulancave mobile gjinekologjike, shërbimi përkatës i patronazhit, të ushqyerit e drejtë (për shkak se tek epilog negativ i shtatzënisë ndikim të jashtëzakonshëm ka BMI). Dhe për fund, por jo më pak i rëndësishëm, vazhdimi i edukimit të personave me zhvillim atipik.

Kujdes që fokusohet te personi që mund të jetësohet përmes vizionit të ri të rrjetit për mbrojtje primare shëndetësore. Ajo theksoi se me përmirësimin e shëndeti të popullatës në shoqëri, mund të kontribuojmë e njëjta të bëhet realitet pa dallim moshe dhe statusi social e ekonomik të njerëzve.

Për këtë, nevojitet zbatim i përpiktë i protokolleve të rregullta spitalore, zbatim të standardeve, investim në kapitalin njerëzor nëpër spitalet dhe trajnime aty ku ndodhin lindje.

Dhe, ajo që sipas meje ka rëndësi të veçantë është respektimi i të drejtave dhe dëshirave të nënës.

Edhe pse këto synime në vendin tonë janë përmbushur në masë të madhe sepse punojmë me përkushtim për Agjendën 2030 dhe synimet për zhvillim të qëndrueshëm të KB-së si dhe vendosja e përpjekjeve në planin për aksion të Konferencës ndërkombëtare për popullatë dhe zhvillim në Nајrobi, megjithatë nevojitet që të bëhet nxitje e mëtutjeshme që sektori shëndetësor të vazhdoj të bëj përpjekje të vazhdueshme, me qëllim të promovimit dhe mbrojtjes së shëndetit tët fëmijëve dhe grave në periudhën e lindjes.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit