Bashkëshortja e Presidentit e vizitoi Klinikën e Sëmundjeve Infektive në ISHP Spitali i Përgjithshëm Kumanovë

13 Maj 2021 | Kumtesat

Bashkëshortja e Presidentit të shtetit, Elizabeta Gjorgievska, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, sot e vizitoi Klinikën e Sëmundjeve Infektive në ISHP Spitali i Përgjithshëm Kumanovë.

Gjorgievska u informua mbi aktivitetet vijuese dhe për sfidat me të cilat po ballafaqohen punonjësit shëndetësorë në këtë klinikë. Në këtë drejtim e theksoi sakrificën, përkushtimin dhe profesionalizmin e tyre të lartë, duke pasur sidomos parasysh kushtet e komplikuara të punës të imponuara nga pandemia e kovid-19, duke theksuar, në këtë kontekst, domosdoshmërinë për sjellje të përgjegjshme dhe të vetëdijshme të të gjithë qytetarëve, për tejkalim sa më të shpejtë të krizës globale.

Gjatë vizitës në këtë spital, bashkëshortja e Presidentit u takua edhe me personelin shëndetësor të angazhuar në “Zonën e gjelbër” të Qendrës modulare kovid, të cilët e njohën me kapacitetet dhe me intensitetin e punës së tyre në kushte të kovid-19. Gjorgievska shprehu bindjen se me zvogëlimin e numrit të të infektuarve, për një kohë të shkurtër do të vendoset edhe funksionimi i tyre normal.

Në shpirtin e traditës së festës së Ramazan Bajramit, bashkëshortja e Presidentit, Gjorgievska, e qerasi me bakllava të përgatitur në shtëpi ekipin mjekësor dezhurn në Klinikën për Sëmundje Infektive dhe në tri qendrat kovid në Spitalin e Përgjithshëm Kumanovë.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....