Bashkëshortja e Presidentit, Elizabeta Gjorgievska mori pjesë në diskutimin në panel “Vizione dhe udhëtime” në suazat e Pavijonit të grave EKSPO 2020 në Dubai

26 Tetor 2021 | Kumtesat

Bashkëshortja e Presidentit, Elizabeta Gjorgievska mori pjesë në diskutimin në panel “Vizione dhe udhëtime” në suazat e Pavijonit të grave EKSPO 2020 në Dubai, Emiratet e Bashkuara Arabe.

Duke u falënderuar për nderin që të jetë pjesë e Pavijonit të grave EKSPO 2020 Dubai dhe mundësinë që të shkëmbejë qëndrime mbi të ardhmen e barabartë gjinore, bashkëshortja e Presidentit theksoi se kjo është një mundësi e përkrye që të dëgjohen sfidat e grave në kohët e sotme dhe të shkëmbehen përvoja mbi hapat e domosdoshëm për përmirësimin e barazisë gjinore dhe përforcimin e rolit të grave.

Në diskutimin në këtë panel, bashkëshortja e Presidentit foli edhe mbi sfidat me të cilat ballafaqohen sot, ku theksoi se nevojiten përpjekje të përbashkëta që të nxitet lidershipi i grave. Gjorgievska theksoi se është e nevojshme që gratë dhe nevojat e tyre të përfshihen gjatë krijimit të politikave dhe të mënjanohen arsyet që e pengojnë dhe e pamundësojnë barazinë gjinore.

Në lidhje me përfaqësimin e grave në jetën publike dhe politike, Gjorgievska theksoi se Maqedonia e Veriut ka miratuar disa instrumente ligjore për përparim të përfaqësimit të grave. Gjithashtu, tha se vendi e ka ratifikuar Konventën e Stambollit dhe se janë në vijim aktivitetet për operacionalizimin e saj në legjislacionin vendas.

Bashkëshortja e Presidentit, në margjinat e pjesëmarrjes në Pavijonin e grave EKSPO 2020, në Dubai  u takua me Ohud Kalfan Al Rumi, ministre shtetërore për zhvillim qeveritar dhe të ardhmen e Emirateve të Bashkuara Arab, me ministrin shtetëror për inteligjencë artificiale, si dhe me Riim Al Hashimi, ministre shtetërore për bashkëpunim ndërkombëtar të Emirateve të Bashkuara Arabe dhe me drejtorin kryesor të Pavijonit të grave EKSPO 2020 Dubai.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....