Bashkëshortja e Presidentit, Elizabeta Gjorgievska mori pjesë në evenimentin “Mëngjesi global i grave”

12 Shkurt 2020 | Kumtesat, Takimet

Bashkëshortja e presidentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Elizabeta Gjorgievska mori pjesë dhe mbajti fjalim në evenimentin “Mëngjesi global i grave” e Institutit të Kimisë pranë Fakultetin Matematiko- Natyror. Nisma për këtë eveniment global është e IUPAS- Unioni Ndërkombëtar i Kimisë së Pastër dhe të Zbatueshme, ku për herë të dytë iu bashkëngjit edhe Lidhja e Teknikëve dhe Teknologëve të Maqedonisë,  ndërsa mbahet me moton “Ndërtimi i lidhjeve për krijimin e liderëve të ardhshëm”.

“Nuk dyshoj që ky rrjetëzim lokal dhe nacional, që më tej do të shndërrohet edhe në rrjetëzim në nivel ndërkombëtar, do të kontribuojë për ndërtimin e liderëve të ardhshëm në shkencë, por edhe në përgjithësi në segmentet tjera të jetës. Lidershipi i grave, sidomos në shkencë është diçka që i duhet shoqërisë dhe në përgjithësi njerëzimit”, theksoi bashkëshortja e Presidentit.

Duke folur për sfidat e grave nga komuniteti akademik, Gjorgievska para pjesëmarrësve tha që i di përpjekjet që çdo profesoreshë i jep që të jetë njësoj e respektuar dhe e vlerësuar si kolegët, duke theksuar që edhe më tej duhet të punohet në barazinë e plotë gjinore në politikë, biznes, shkencë, por edhe në mendësinë tonë, mentalitetin dhe kulturën e jetës.

“Atë që dua ta theksoj është që lufta të jetë për barazi në kualitet e jo në kuantitet. Nuk bëhet fjalë për kuota, për numrin e grave, por të luftojmë për vlerat e vërteta, për barazi të kuadrove cilësore. Nuk dyshoj që kemi potencial të jashtëzakonshëm, se kemi gra lidere që mund ta çojnë përpara zhvillimin e shkencës tonë, por edhe të jenë liderë në proceset shoqërore. Pikërisht me kujdesin dhe dashurinë e grave do të arrijmë të kemi përparim dhe prosperitet të komunitetit në përgjithësi”- porositi bashkëshortja e Presidentit.

Ideja e mëngjesit është që të tubohen të gjitha gratë aktive në fushën e kimisë dhe shkencave të ngjashme, të punësuara në organizata, universitete, kompani, shkolla, laboratore të sektorit privat dhe shtetëror, me qëllim që të ndajnë përvoja të ndryshme në karrierën e deritanishme si dhe të shqyrtohen mundësitë për bashkëpunim në të ardhmen.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....