Bashkëshortja e Presidentit me videomesazh për të pranishmit në panelin “Gruaja rome në shekullin 21 – mundësi, kontribute dhe sfida”

8 Mars 2022 | Kumtesat

Bashkëshortja e Presidentit, Elizabeta Gjorgievska, me videomesazh për të pranishmit në panelin “Gruaja rome në shekullin 21 – mundësi, kontribute dhe sfida” të organizuar nga koalicioni i Organizatave qytetare rome “Khetane” me rastin e 8 Marsit – Ditës Ndërkombëtare të Gruas.

Në fjalimin e vet, Gjorgievska pohoi mbështetjen e saj të fuqishme për avancimin e pozitës së romeve në shoqërinë maqedonase, duke theksuar se gratë në shoqërinë tonë ende hasin në shumë pengesa dhe duhet të ballafaqohen me sfida të ndryshme dhe, për fat të keq, kjo është veçanërisht e theksuar tek pjesëtaret e bashkësisë rome.

Gjorgievska theksoi se nuk duhet çdo vit vetëm t’i konstatojmë problemet dhe përparimin minimal dhe duhet t’i ndryshojmë gjërat nga rrënja.

“Përveç luftës me barrierat e sistemit, me pasivitetin e institucioneve, me stereotipat dhe paragjykimit, të kontribuojmë edhe me aktivizëm personal dhe angazhim individual secili në suazat e mundësive të veta. Këtu është thelbësore roli i liderëve rome në bashkësinë e vet të cilat janë aktiviste, profesionaliste dhe mbartëse të ndryshimeve”, theksoi Gjorgievska.

Ajo i inkurajoi të pranishmit të luftojnë për të drejtat të të gjitha grave që nuk kanë drejtësi, si rome ashtu edhe të përfaqësueseve të bashkësive të tjera.

“Të luftojmë për vend nën diell për këdo, të sjellin ndryshime të qëndrueshme në shoqërinë tonë, në bashkësitë tona, ta ndryshojmë mentalitetin dhe botëkuptimin retrograd që pengon përparimin dhe prosperitetin” rekomandoi Gjorgievska.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Presidenti Pendarovski për vizitë në Nju-Xhersi

Presidenti Pendarovski për vizitë në Nju-Xhersi

Presidenti Stevo Pendarovski në suazat e vizitës së punës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me rastin e pjesëmarrjes në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, dje e vizitoi Nju-Xhersin. I shoqëruar nga bashkëshortja, Elizabeta Gjorgievska, Presidenti...