Bashkëshortja e Presidentit në evenimentin përmbyllës të Projektit “Organizata të fuqishme të grave, shoqëri e fuqishme”

15 Janar 2024 | Kumtesat

Bashkëshortja e Presidentit Elizabeta Gjorgievska sot mori pjesë në evenimentin përmbyllës të Projektit “Organizata të fuqishme të grave, shoqëri e fuqishme”, që u zbatua nga Organizata e grave e Komunës së Velesit, me mbështetje financiare nga mekanizmi për rezistencë qytetare i BE-së.

Në diskutimin në panel të titulluar “Çfarë ndodh me feminizmin jashtë Shkupit” përfaqësueset e organizatave qytetare nga Kumanova, si dhe përfaqësueset e organizatave lokale të grave nga Rajoni i Pellagonisë, Vardarit dhe Lindor folën mbi veprimtarinë e vet shumëvjeçare në drejtim të përmirësimit të fushave të shumta të rëndësishme për përparimin e të drejtave dhe cilësisë së jetës së grave në rajonin ku veprojnë. Njëkohësish, theksuan se në periudhën e fundit po përballohen me një sërë sfidash në lidhje me funksionimin e tyre dhe mendojnë se kanë nevojë për një fillim të ri që do t’u mundësojë nëpërmjet përvojës dhe mbështetjes së tyre të vazhdojnë me aktivitetet, sidomos me ato që kanë për qëllim të rinjtë.

Në suazat e evenimentit të sotëm janë prezantuar edhe qëllimet strategjike të rrjetit të ri nacional të grave “Gratë për gratë” i cili përbën bashkim të organizatave të grave në rrjet formal i cili fokusohet tërësisht në zhvillimin organizativ dhe përforcimin e kapaciteteve të organizatave të grave jashtë Shkupit. Nëpërmjet punës me organizatat dhe lëvizje për të drejtat e grave, qëllimi i rrjetit nacional “Gratë për gratë” është ndryshimi dhe përmirësimi i jetës së të gjitha grave dhe vajzave në shoqërinë tonë.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....