Bisedë telefonike e Presidentit Pendarovski me Sekretarin shtetëror amerikan Pompeo

27 Prill 2020 | Kumtesat

Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, sot realizoi bisedë telefonike me Majk Pompeo, Sekretarin shtetëror të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Gjatë bisedës, në emër të qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe në emrin e vet personal, Presidenti Pendarovski i shprehu ngushëllime për vdekjen e mbi 50.000 qytetarëve amerikanë si pasojë e kovid-19 dhe i shprehu solidaritet me popullin amerikan.

Në këtë kontekst të dy bashkëbiseduesit shkëmbyen informacione mbi gjendjet aktuale në lidhje me ballafaqimin me pandeminë e kovid-19, ndërsa Presidenti Pendarovski i shprehu falënderim Sekretarit shtetëror Pompeo për ndihmën e deritanishme amerikane për ballafaqimin me virusin, që është mbi një milion dollarë amerikanë. Gjithashtu, Presidenti theksoi se ndihma është vërtetim për solidaritetin dhe miqësinë midis dy shteteve në kohën e sfidave serioze me të cilat po ballafaqohet i gjithë njerëzimi.

Njëkohësisht, Presidenti Pendarovski e falënderoi Sekretarin Pompeo për urimet për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO, si edhe për mbështetjen e tërësishme amerikane dhe sidomos atë të diplomacisë amerikane, në përmbushjen e këtij qëllimi strategjik.

Presidenti Pendarovski e informoi Sekretarin shtetëror Pompeo për ngjarjet e fundit në rajon, me fokus të veçantë mbi çështjen e Kosovës.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....