Presidenti Pendarovski në Nju-Jork në takim pune me nënkryetarin e Komisionit Evropian, Zhozep Borel dhe liderët e rajonit

20 Shtator 2023 | Kumtesat

Presidenti Stavo Pendarovski në suazat e pjesëmarrjes në Asamblenë e Përgjithshme të 78-të të Kombeve të Bashkuara në Nju-Jork, dje pasdite mori pjesë në takimin të cilin për liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor e organizoi nënkryetari i Komisionit Evropian dhe përfaqësuesi i lartë për politikë të jashtme dhe të sigurisë të Bashkimit Evropian, Zhozep Borel.

Në këtë takim u fol mbi gjendjet aktuale dhe perspektivat evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor, mbi proceset e reformave që po zhvillohen, si edhe mbi rrjedhat politike dhe ekonomike në rajon në kontekst të ngjarjeve gjeopolitike.

Në këto bisedime u fol mbi domosdoshmërinë e realizimit të shpejtë të vendimeve strategjike në raport me politikën e zgjerimit dhe integrimit të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian në interes të sigurisë, stabilitetit dhe përparimit të rajonit dhe njëkohësisht ruajtjen e kredibilitetit të BE-së.

Njëkohësisht, bashkëfolësit shkëmbyen informacione edhe rreth masave dhe aktiviteteve që po ndërmerren në suazat e politikës së përbashkët të jashtme dhe të sigurisë në BE, si përgjigje ndaj invazionit ushtarak rus mbi Ukrainën.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....