Urimet e Presidentit Pendarovski me rastin e festës së madhe të krishterë – Lindja e Krishtit – Krishtlindjet

6 Janar 2021 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski u dërgoi urime qytetarëve me rastin e festës së madhe të krishterë Lindja e Krishtit – Krishtlindjet. Me rastin e kësaj feste, Presidenti Pendarovski u dërgoi letra me urime Kryepeshkopit të Kishës Ortodokse Maqedonase – Kryepeshkopata e Ohrit, Mitropolitit të Shkupit, Kryepeshkopit të Ohrit dhe Maqedonas dhe të Justiniana Primas, z.z. Stefan dhe Kryetarit të Përfaqësisë Kishtare të Kishës Evangjeliste-Metodiste, Emil Zaevit.

Të nderuar bashkëqytetarë,

Do të dëshiroja t’ua uroj Krishtlindjet të gjithë të krishterëve të cilët e festojnë ditën e lindjes së Krishtit.
Ju uroj, ditët e festës t’i kalojmë në harmoni, në paqe, qetësi dhe gëzim. Krishtlindja është festë të cilën tradicionalisht e festojmë me më të afërmit dhe kur shtëpitë tona janë plot me njerëz me mendim të mirë. Por, këtë vit Krishtlindjen e festojmë në një atmosferë më ndryshe, të shkaktuar nga pandemia sepse duhet t’i respektojmë me përpikëri masat e përcaktuara për mbrojtje.

Megjithatë, kjo nuk na pengon t’i dëshirojmë gjërat e bukura. T’i lëmë anësh zemërimin dhe urrejtjen. Të komunikojmë me njerëzit e tjerë me gjuhën e dashurisë, të falim dhe të ndihmojmë njëri-tjetrin. Të jemi solidarë dhe të bashkuar. Vetëm kështu do të mund të dalim si fitimtarë jo vetëm në luftën me pandeminë por edhe me të gjitha problemet dhe vështirësitë e tjera me të cilat na ballafaqon jeta.

Në kohë të tilla, na nevojitet besimi, energjia pozitive dhe respektimi i ndërsjellë. Festat e Krishtlindjeve le të jenë motiv që të jemi të qëndrueshëm përkundrejt të gjitha tundimeve. Nga drita dhe ngrohtësia e kësaj festa të marrim fuqinë, shpresën dhe vullnetin e mirë që të krijojmë një të tashme më të mirë dhe një të ardhme më të lumtur.

Krishti u lind!
Me të vërtetë u lind!
Për shumë vjet gëzuar!

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....