Presidenti Pendarovski bëri homazh pranë varrit të Panko Brashnarov në Zagreb

1 Korrik 2021 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski, i cili është në vizitë zyrtare në Republikën e Kroacisë, në varrezat “Mirogoj” në Zagreb vendosi kurorë dhe bëri homazh pranë varrit të revolucionarit dhe nënkryetarit të Presidiumit të KAÇKM-së, Panko Brashnarov.

Presidenti Pendarovski u njoh me përpjekjet për kthimin e eshtrave të Brashnarovit në vendlindjen e tij, në Veles.

Në pllakën përkujtimore, të vendosur nga Komuna e Velesit, shkruhet; “Burimi jetëdhënës i lirisë nuk shteroi”, fragment nga fjalimi përshëndetës i Panko Brashnarovit, mbajtur më 2 gusht 1944, në Mbledhjen e Parë të KAÇKM-së në Manastirin “Shën. Prohor Pçinski”.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....