Presidenti Pendarovski e mirëpriti drejtorin e përgjithshëm të Shërbimit doganor të Republikës së Koresë, Kvanjang Ko

8 Mars 2024 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski sot e mirëpriti drejtorin e përgjithshëm të Shërbimit doganor të Republikës së Koresë, Kvanjang Ko.

Në këtë takim u bisedua mbi bashkëpunimin ndërmjet administratave doganore të dy vendeve, mbi aktivitetet dhe projektet aktuale, si dhe mbi planet dhe projeksionet për nevojat e Drejtorisë Doganore maqedonase dhe mbi mundësitë e ndihmës nga Dogana koreane.

Drejtori i Shërbimit Doganor të Republikës së Koresë, Kvanjang Ko e informoi Presidentin Pendarovski për fillimin zyrtar të projektit për grant prej 4,8 milionë dollarësh për Drejtorinë Doganore të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Ky projekt do të mundësojë sistem, qëllimi i të cilit është gjenerimi i të ardhurave më të larta në buxhet dhe lufta kundër krimit dhe korrupsionit, si dhe nënkupton zbatimin e harduerit dhe softuerit për ruajtjen e të dhënave dhe përdorimin e mjeteve të inteligjencës artificiale për përpunimin e të dhënave në drejtim të zbulimit të rreziqeve të mundshme.

Presidenti Pendarovski i përshëndeti angazhimin dhe bashkëpunimin ndërmjet dy administratave doganore dhe theksoi se ky bashkëpunim i suksesshëm është shembull që duhet ndjekur edhe në sferat tjera të ekonomisë. Presidenti shprehu falënderimin e tij për ndihmën e deritanishme të Republikës së Koresë në drejtim të ngritjes së kapaciteteve të administratës doganore të Maqedonisë dhe theksoi se ndërmarrjet e vogla dhe të mesme kanë përfitim të konsiderueshëm nga ato projekte në aspektin e qasjes më të gjerë në tregjet e huaja.

 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....