Ceremoni solemne me rastin e dhënies së Dekoratës për Merita dhe Urdhrit e Republikës së Maqedonisë së Veriut

24 Mars 2022 | Kumtesat

Presidenti i Stevo Pendarovskit, nesër (të premte, më 25 mars 2022) me fillim në orën 12, në ceremoni solemne në Filarmoni do t’i dekorojë Milica Stojanova, Milka Eftimova dhe Stojna Vangellovska me Dekoratën për Merita për Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe do t’ua japë Urdhrin e Republikës së Maqedonisë së Veriut Fakultetit të arteve dramatike, Festivalit Internacional të Kamerës së Filmit “Vëllezërit Manaki” dhe Institucionit Nacional Teatrit Turk.

Milica Stojanova dekorohet me Dekoratën për Merita për Republikën e Maqedonisë së Veriut për kontributin e saj fondamental në proceset themeluese të teatrit maqedonas, si dhe për vendosjen e metodave të reja inovative, kritereve të larta dhe për zhvillimin e tyre në mjeshtërinë bashkëkohore të aktorëve dhe për afirmimin e teatrit maqedonas dhe të filmit maqedonas në nivel nacional dhe ndërkombëtar.

Millka Eftimove  dekorohet me Dekoratën për Merita për Republikën e Maqedonisë së Veriut për kontributin e saj të jashtëzakonshëm dhe të qëndrueshëm në zhvillimin e këndimit operistik, duke kontribuar kështu në afirmimin e artit operistik maqedonas në nivel nacional dhe ndërkombëtar, si dhe për përkushtimin dhe për aktivitetin e rëndësishëm pedagogjik.

Stojan Vangellovska dekorohet me Dekoratën për Merita për Republikën e Maqedonisë së Veriut për rezultatet e saj më të larta të arritura në vend dhe në planin ndërkombëtar si sportiste dhe si trajnere, si kontribut i jashtëzakonshëm në basketbollin maqedonas dhe në sportin maqedonas në përgjithësi.

Fakultetit të arteve dramatike i jepet mirënjohja Urdhri i Republikës së Maqedonisë së Veriut me rastin e 50-vjetorit të ekzistimit dhe për kontributin thelbësor dhe të qëndrueshëm në zhvillimin e artit të teatrit dhe filmit, si dhe të krijimtarisë dramaturgjike nëpërmjet veprimtarisë pedagogjike dhe nëpërmjet edukimit autonom dhe autokton teatral dhe filmik.

Festivalit ndërkombëtar të kamerës së filmit “Vëllezërit Manaki”, i jepet mirënjohja Urdhri i Republikës së Maqedonisë së Veriut me rastin e 40-vjetorit të ekzistimit dhe për kontributin e vyeshëm dhe të rëndësishëm në zhvillimin e kinematografisë maqedonase dhe për afirmimin e saj në kornizat ndërkombëtar, si dhe për afirmimin dhe për popullarizimin e artit filmik nëpërmjet një segmenti të tij të veçantë – kinematografisë.

Institucionit nacional Teatri turk i jepet mirënjohja Urdhri i Republikës së Maqedonisë së Veriut me rastin e 70-vjetorit të ekzistimit dhe për arritjet e veçanta në fushën e artit të teatrit dhe për afirmimin dhe popullarizimin e tij, si në vend ashtu edhe jashtë shtetit.

Ftojmë ekipet e mediave në Filarmoninë e Republikës së Maqedonisë së Veriut në orën 11:15.

Ceremonia solemne do të transmetohet drejtpërdrejt në platformat digjitale të Presidentit në faqen në Facebook dhe në kanalin në YouTube .

 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....