Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e festave të Vitit të Ri

31 Dhjetor 2023 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festave të Vitit të Ri, u dërgoi urime qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Të dashur bashkëqytetarë,

Pas nesh është edhe një vit i vështirë në të cilin nuk kishim shumë arsye për gëzime dhe festime. Krizat globale, së bashku me problemet tona të pranishme kronike vendase, kontribuuan të mendojmë më shumë për lehtësimin e pasojave sesa për zhvillimin. Efektet i shohim rreth nesh: apati, mosbesim dhe dëshpërim te qytetarët.

Megjithatë, nëpër histori kemi kaluar edhe nëpër shumë kohë më të vështira dhe nuk i kemi humbur besimin dhe shpresën. Nevojitet t’u kthehemi vlerave të cilat i japin kuptim jetës. Në këtë vit të ri të jemi më të mirë, më solidarë, më tolerantë dhe si individë dhe si bashkësi. T’i tejkalojmë keqkuptimet të cilat vite me radhë na mbajnë në vend. Në vend të garës pas të mirave materiale, t’i japim përparësi mirësisë, të ndihmojmë njëri-tjetrin dhe të ndërtojmë një shoqëri humane dhe fisnike.

Sinqerisht, dëshiroj në vitin 2024 të kemi, para së gjithash, shëndet. Pa dallim nga përkatësia etnike, politike, fetare, gjinore ose cilësdo përkatësie tjetër, të gjithë jetojmë nën të njëjtin qiell, e marrim të njëjtin ajër, së bashku ndajmë edhe të mirat edhe të këqijat.

Dhe me përpjekje të përbashkëta mund të sjellim prosperitet për atdheun tonë të vogël, por të mrekullueshëm.

Gëzuar Vitin e Ri 2024!
Stevo Pendarovski

 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....