Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e 23 Tetorit – Ditës së Luftës Revolucionare Maqedonase

23 Tetor 2021 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski u dërgoi urime qytetarëve me rastin e 23 Tetorit – Ditës së Luftës Revolucionare Maqedonase.

Të nderuar bashkëqytetarë,

E gëzofshim 23 Tetorin, Ditën e Luftës Revolucionare Maqedonase.

Data e themelimit të organizatës revolucionare maqedonase është një pikë kthese nga e cila filloi rruga e gjatë dhe e mundimshme për krijimin e shtetit të pavarur maqedonas. Falë vizionit të intelektualëve të atëhershëm të përparuar për lirinë dhe për drejtësinë, u përpilua fillimi i luftës revolucionare dhe u bashkuan fuqitë progresive në synimin për realizim të idealeve nacionale dhe sociale.

Të dashur bashkëqytetarë,

Në organizatën revolucionare maqedonase kishte qasje, koncepte, kuptime ideologjike të ndryshme, por gjithmonë vetëm një ide të vetme të përbashkët – Maqedoni të lirë dhe të pavarur.

Pavarësisht nga besimi, etnikumi, ideologjia apo përkatësia partiake dhe cilado tjetër përkatësi të bashkohemi rreth idesë së Republikës së Maqedonisë së Veriut demokratike, të zhvilluar, të përparuar dhe të begatë. T’i tejkalojmë sfidat e kohës sonë, ta duam dhe ta ruajmë shtetin, të mos harxhohemi me përplasje të ndërsjella dhe ta lëmë interesin dhe sqimën personale mënjanë. Të vazhdojmë të ndërtojmë të ardhme, të frymëzuar nga patriotizmi, sakrifica dhe nga heroizmi i revolucionarëve tanë.

Qoftë i përjetshëm 23 Tetori, Dita e Luftës Revolucionare.

Stevo Pendarovski

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....