Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e 23 Tetorit – Ditës së Luftës Revolucionare Maqedonase

23 Tetor 2023 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski i uroi qytetarët me rastin e 23 Tetorit – Ditës së Luftës Revolucionare Maqedonase.

Të nderuar qytetarë,

Në këtë ditë, para saktësisht 130 vitesh, gjashtë të rinj e themeluan organizatën revolucionare maqedonase e cila arriti t’i bashkojë njerëzit më të guximshëm dhe më të arsimuar të kohës së vet rreth një qëllimi të përbashkët – shtet i lirë maqedonas. Ky brez i ri dhe përparimtar arriti ta përforcojë besimin e popullit maqedonas se vetëm me forcat e veta mund të luftojë për liri dhe drejtësi.

Edhe pse për shkak të propagandave, trysnive dhe aspirimeve fqinjësore lufta jonë revolucionare kishte suksese dhe rënie, qëllimi mbeti i njëjtë. Kryengritja e Krushevës e dha Republikën e Krushevës, kurse Lufta Nacionalçlirimtare dhe Antifashiste KAÇKM-në shtetformuese.

Siç ishte lufta e brezit revolucionar për shtet të lirë dhe të drejtë ashtu duhet të jetë edhe sot lufta jonë kundër korrupsionit, nepotizmit dhe krimit të cilët lindin mosbesim, padrejtësi sociale dhe shpërngulje masovike të të rinjve. Si edhe para 130 vjetësh ashtu edhe ne duhet t’i tejkalojmë ndarjet tona dhe të bashkohemi rreth qëllimit të përbashkët – shtet juridik funksional dhe demokratik me mundësi të barabarta për një jetë me dinjitet dhe përparim për çdo qytetar të tij.

Gëzuar dhe qoftë i përjetshëm 23 Tetori – Dita e Luftës Revolucionare Maqedonase!

Stevo Pendarovski

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....