Fjalimi i Presidentit Pendarovski në konferencën “Marrëdhëniet midis bashkësive: perceptime, shpresa dhe frika, sfida dhe zgjidhje”

16 Maj 2023 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski sot mbajti fjalim në konferencën “Marrëdhëniet midis bashkësive: perceptime, shpresa dhe frika, sfida dhe zgjidhje” të organizuar nga CIVIL-Qendra për liri.

Në vijim është teksti i integruar i fjalimit të Presidentit Pendarovski.

 Të nderuar të pranishëm,
Miq të dashur,

Kam nderin t’ju përshëndes në prag të 21 Majit – Ditës Botërore të Dallimeve. Kjo konferencë e organizuar nga CIVIL na jep mundësi të reflektojmë mbi disa prej çështjeve më të rëndësishme për Maqedoninë e Veriut, kurse ato janë: Si janë marrëdhëniet midis bashkësive? Me farë sfidash ballafaqohe: Cilat janë zgjidhjet? Çfarë na tremb dhe çfarë na jep shpresë për të ardhmen e konceptit tonë kryesor – bashkëjetesës?

Tradita shekullore e bashkëjetesës shumetnike dhe respektimit të të ndryshmëve prej nesh janë vlera jonë e rëndësishme e fituar. Suksesi më i madh i shtetit është kur të gjithë qytetarët e tij, pavarësisht se a janë maqedonas, shqiptarë, turq, vlleh, serb, romë, boshnjakë apo përfaqësues të bashkësive të tjera etnike, pavarësisht se a janë të krishterë, myslimanë, hebrenj apo ateistë, e ndiejnë si atdheun e vet të vetëm të përbashkët.

Për fat të keq, stagnimi në integrimet evropiane, etnizimi dhe partizimi i politikës dhe institucioneve çuan në polarizim të thellë në shoqëri. Edhe sot ballafaqohemi, kurse edhe në të ardhmen do të ballafaqohemi me sfidën: çfarë të bëjmë që ta përmirësojmë këtë gjendje?

Teza ime e parë është se kushte më të suksesshme të kohezionit shumetnik ofron demokracia funksionale. Në një shoqëri heterogjene etnike, gjuhësore dhe fetare siç është shoqëria maqedonase, vetëm demokracia funksionale mund të sigurojë bashkëjetesë për identitetet e ndryshme. Demokracia funksionale mundëson harmonizim të interesave, ndërtim të përbashkët të politikave dhe bashkim rreth interesit publik.

Gjatë kësaj, ky proces është rrugë me dy drejtime. Nëse jemi të gjithë të njëjtë, atëherë nuk kemi asgjë unike që të kontribuojmë, asgjë të re që të mësojmë nga të tjerët. Prandaj saç e mbështet demokracia diversitetin, aq e pasuron diversiteti demokracinë.

Teza ime e dytë është se kohezioni i brendshëm dhe funksionaliteti i demokracisë varen drejtpërdrejt nga integrimet evropiane dhe nga të a.q. vlera evropiane, të cilat, kanë rëndësi shtesë në kontekstin tonë specifik vendas.

Për ne ato nënkuptojnë përforcim të institucioneve demokratike, por edhe krijim të kushteve për prosperitet të bashkësive dhe të shoqërisë në tërësi. Demokracia nuk mund të jetë vetëm votim në ditën e zgjedhjeve. Ajo përfshin ndërrim të së drejtës, funksionim të institucioneve, respektim të bashkësive, përkushtim kolektiv ndaj të mirës së përgjithshme, balancë delikate midis të drejtave dhe përgjegjësive të çdo qytetari të saj. Kurse e gjithë kjo arrihet me ndërmarrjen e standardeve dhe vlerave evropiane në çdo sektor të shtetit dhe në çdo sferë të shoqërisë.

Integrimet dhe vlerat evropiane janë të rëndësishme edhe për rajonin e Ballkani ku ekzistojnë ende tendenca retrograde me potencial destruktiv të cilat në kushte të krizave të shumta, duke përfshirë edhe luftën në Ukrainë, mund të reflektohen negativisht edhe mbi ne.

Jemi dëshmitarë se narracionet e rrezikshme për shtetet e mëdha në Ballkan keqpërdoren ende për mobilizim të votuesve gjithnjë edhe më apatikë dhe më të pakët në numër në rajonin tonë, sidomos në vitet e zgjedhjeve. Ndaj provokimeve të tilla ndaj të cilave jemi të pasqyruar edhe ne kohë pas kohe, përgjigja është e qartë – integrimet evropiane janë kundërpesha e vetme për të gjithë ata që përpiqen ta ndajnë shoqërinë, t’i kthejnë bashkësitë njëra kundër tjetrës, që të mund t’i realizojnë idetë e veta anakronike.

Kuptohet se në këto kohë është e domosdoshme edhe një vendosmëri më e madhe dhe një vizion i qartë strategjik nga Bashkimi Evropian, prandaj në kushte të luftës në kontinent, është e qartë, më shumë se kurrë më parë se procesi i zgjerimit nuk është çështje burokratike por, para së gjithash, gjeopolitike.

Të nderuar të pranishëm,

Me qasjen tonë në ndërtimin e marrëdhënieve të respektimit dhe bashkëpunimit midis bashkësive të ndryshme etnike dhe fetare, ne jemi një shembull i mirë jo vetëm për rajonin tonë. Përvoja historike na mëson të mos kemi frikë nga të ndryshmit, por ta pranojmë dhe respektojmë dallimin. Në aktet tona shtetformuese, nga Manifesti i Krushevës, deri te Marrëveshja Kornizë kalon një fill i ndjeshëm i inkluzivitetit të etnikumeve të ndryshme. Modeli ynë i bashkëjetesës, ndërkohë, ka mbijetuar sisteme shtetërore dhe ideologji, konflikte dhe kriza të shumta.

Kuptohet se, kjo nuk do të thotë se kemi luksin të jetojmë me lavdinë e vjetër. Puna është larg përfundimit, sepse çështja e bashkëjetesës ndëretnike nuk mund ta arkivoni asnjëherë si të dakorduar tërësisht. Na duhet mbështetje shumë më e madhe institucionale dhe politike për bashkësitë etnike më të vogla me qëllim që ta përforcojmë modelin specifik maqedonas të bashkëjetesës. Përkundër interpretimeve, Marrëveshja kornizë nuk është vetëm marrëveshje maqedonase-shqiptare, por edhe marrëveshje për të gjithë. Marrëveshja nënkupton integrim të tërësishëm në institucionet e shtetit jo vetëm të shqiptarëve, por edhe të të gjitha bashkësive etnike në Maqedoninë e Veriut, pavarësisht nga numri i tyre.

Në këtë kontekst, shumë herë deri më tani kam thënë se futja e bashkësive etnike më të vogla në Kushtetutë, duke përfshirë edhe bullgarët, nuk do ta rrezikojë sigurinë e shtetit, as nuk do ta lëkundë stabilitetin tonë të brendshëm. Pikërisht për këtë e mbështeta procesin e ndryshimeve kushtetuese dhe delegova një përfaqësuesin tim në trupin punues.

Jam i bindur se sa më të ndryshëm të jemi aq më i gjerë është horizonti i mundësive. E gjithë kjo varet vetëm nga ne dhe nga përgatitja jonë që ta pranojmë diversitetin si një të mirë të përgjithshme.

 Miq të dashur,

Për fat të keq, jemi dëshmitarë se në disa pjesë të shtetit, bashkësitë e ndryshme nuk jetojnë bashkë, por njëri përkrah tjetrit. Integrimi më i mirë, me respektim të dallimeve, nuk mund të arrihet vetëm me procese politike. Besoj se ndryshimet në atë drejtim duhet të fillojnë nga mosha më e re, në procesin e arsimit i cili duhet t’i promovojë më shumë vlerat e përbashkëta.

Është fakt se sipas identiteteve personale jemi të ndryshëm, por, duhet të jemi të bashkuar rreth asaj që duam ta arrijmë dhe që asnjë prej nesh në mënyrë individuale dhe asnjë bashkës*i nuk mund ta arrijë më vete. Këtu mendoj për zhvillimin shumë më të fuqishëm ekonomik, arsimin dhe shëndetësinë cilësore, si dhe mjedisin e shëndetshëm jetësor në të cilin do të ekzistojnë kushte që secili prej nesh t’i realizojë ambiciet e veta, ndërsa gjatë këtij procesi, të mos humbasë asgjë nga karakteristikat e veta personale, etnike, fetare apo profesionale.

Ju faleminderit.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....