Takimi anëtarët e grupit rok “Cërno Sobranie” nga gjimnazi shkupjan “Nikolla Karev”

4 Mars 2023 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski në gjimnazin SHMQSH “Nikolla Karev” në Shkup u takua me anëtarët e grupit rok “Cërno Sobranie” (Kuvendi i Zi) dhe mentoren e tyre, profesoreshën e artit muzikor, Emilia Ristanovska.

Anëtarët e “Cërno Sobranie” e njohën Presidentin Pendarovski me idetë e tyre dhe konceptin për angazhimet muzikore, si dhe me planet për të ardhmen e grupit. Ata folën edhe mbi përshtypjet nga performanca e fundit në koncertin e grupeve të gjimnazistëve dhe morën çmimin për kitaristin më të mirë dhe vokalet më të mira.

Presidenti Pendarovski i përgëzoi anëtarët e grupit dhe profesoreshës Ristanovska, duke theksuar se është i impresionuar nga energjia dhe kreativiteti i tyre rinor, por edhe nga mendimi kritik dhe niveli i vetëbesimit në grup.

Presidenti u rekomandoi të vazhdojnë në rrugën e vet dhe u dëshiroi sukses në të ardhmen.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....