Takim lamtumire e Presidentit Pendarovski me ambasadorin izraelit Dan Orjan

20 Korrik 2021 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski sot e mirëpriti në takim lamtumire ambasadorin e Shtetit të Izraelit, Dan Orjan. Presidenti Pendarovski shprehu falënderim për përkushtimin dhe angazhimin e ambasadorit Orjan gjatë zbatimit të funksionit diplomatik të përgjegjshëm në shtetin tonë, duke i uruar sukses në angazhimet e tij të ardhshme.

Në këtë takim bashkëfolësit konstatuan se Maqedonia e Veriut dhe Izraeli kultivojnë marrëdhënie të afërme miqësore të cilat bazohen në besimin dhe respektimin e ndërsjellë. Presidenti Pendarovski e falënderoi për mbështetjen izraelite që nga fitimi i pavarësisë sonë dhe theksoi se ekzistojnë mundësitë për intensifikimin e bashkëpunimit ekonomik në fushën e sigurisë, shkencës dhe teknologjive të reja, në bujqësi, si dhe në kulturë dhe në turizëm.

Në këtë takim u fol edhe mbi gjendjet momentale në të dy shtetet me pandeminë e kovid-19, mbi procesin e vaksinimit të qytetarëve ku u shkëmbyen mendime dhe informacione mbi pasojat e pandemisë.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit