Presidenti Pendarovski mori pjesë në sesionin në panelin “Në mbrojtje të Evropës” në Forumin botëror ekonomik në Davos

17 Janar 2023 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski, në suazat e pjesëmarrjes në Forumin botëror ekonomik në Davos, sot mbajti fjalim në sesionin në panelin “Në mbrojtje të Evropës”, në të cilin folën ede Andzhej Duda, Presidenti i Republikës së Polonisë, Gitanas Nauseda, Presidenti i Republikës së Lituanisë, si dhe Hoze Manuel Alvaerez Bueno, ministri i Punëve të Jashtme, BE-së dhe Bashkëpunimit i Spanjës dhe Svetllana Tihanovskaja – liderja e Forcave demokratike të Bjellorusisë.

Presidenti Pendarovski vlerësoi se edhe përkrah luftës në Ukrainë, sfidave dhe shumëfishimit të krizës inkurajon solidariteti i dëshmuar, jo vetëm në nivel evropian por edhe solidariteti transatlantik, që sipas vlerësimit të tij, është në nivel në të cilin nuk ka qenë me vite me radhë dhe prej andej duhet të merret shpresa për vitin para nesh.

Presidenti Pendarovski tha se është e domosdoshme që edhe pas përfundimit të luftës në Ukrainë të ruhet bashkimi dhe solidariteti evropian dhe transatlantik, ndërsa nëse secili kthehet kah interesave të veta nacionale, kjo do të jetë e vështirë. Presidenti theksoi se demokracitë duhet të jenë bashkë dhe të luftojnë për ruajtjen e vlerave sepse në të kundërtën do të mbisundojnë regjimet autokratike dhe diktatoriale. Më e rëndësishmja, sipas tij, është të ruhet bashkimi dhe solidariteti i tërësishëm pas përfundimit të luftës në Ukrainë.

I pyetur mbi sfidat e sigurisë në Ballkanin Perëndimor, Presidenti Pendarovski tha se në rajon ka dy pika të ndjeshme – Republika Sërpska dhe veriu i Republikës së Kosovë, ku ka përpjekje për prishjen e integritetit të këtyre vendeve. Presidenti Pendarovski se pikë e lëndueshme e arkitekturës së sigurisë evropiane, përveç Ukrainës, është Ballkani Perëndimor, dhe NATO-ja dhe BE-ja duhet të kenë kujdes për këtë.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....