Deklarata e Presidentit Pendarovski pas votimit në zgjedhjet e parakohshme parlamentare

15 Korrik 2020 | Kumtesat

Sipas informacioneve në dispozicion nga gjysma e parë e ditës së zgjedhjeve, shikoj se gjithçka po zhvillohet në suazat e dispozitave ligjore dhe në një atmosferë tolerante, demokratike dhe të qetë.

Ajo që është e rëndësishme dhe specifike për këto zgjedhje, kurse sipas meje, duhet të mbetet kështu deri në fund të ditës, deri më tani zgjedhjet po zhvillohen me respektim maksimal të protokolleve shëndetësore sepse është jashtëzakonisht e rëndësishme që secili që dëshiron ta realizojë të drejtën e vet të votimit sot, çdo qytetar, duhet të jetë i mbrojtur në maksimum. Kuptohet, flas edhe për njerëzit, rreth 30-35 mijë të cilët janë angazhuar si anëtarët të këshillave zgjedhorë.

Sot votimi duhet të jetë me patjetër transparent, i ndershëm dhe demokratik dhe të gjithë ata që janë pjesëmarrës në procesin zgjedhor duhet të jetë të mbrojtur me patjetër sepse e dini se ne jemi një nga shtetet e para midis 5-6 shteteve në botë që mban zgjedhje në kohën e koronës.

Unë shpresoj se do të mbetet kështu siç është deri më tani edhe gjatë gjithë ditës së zgjedhjeve deri në shpalljen e rezultateve dhe pavarësisht e parëndësishme se kush do të jetë fitues formal sot në mbrëmje, pres siç i shkon një shteti demokratik evropian, të gjithë pjesëmarrësit në procesin zgjedhor, sot në mbrëmje të japin dorën dhe t’i urojnë njëri-tjetrit. Faleminderit.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....