Diskutim në panel: Ushqimi dhe ndikimi i tij mbi shëndetin oral dhe të përgjithshëm

23 Shkurt 2023 | Kumtesat

Bashkëshortja e Presidentit, Elizabeta Gjorgievska, sot mori pjesë dhe foli në panelin “Ushqimi dhe ndikimi i tij mbi shëndetin oral dhe të përgjithshëm” organizuar nga HealthHub, në suazat e Zyrës së Presidentit – TëRinjtëHab.

Në fjalimin e saj para të pranishmëve, znj. Gjorgievska foli mbi rëndësinë e ushqimit të shëndetshëm për shëndetin oral, ndryshimet drastike në cilësinë e ushqimit në dekadat e fundit, duke theksuar se shëndeti i mirë oral është çelësi i shëndetit të mirë të përgjithshëm, por fatkeqësisht, po ballafaqohemi me epideminë e obezitetit.

Si problem themelor në ushqim, jo vetëm nga aspekti oral, por edhe për shëndetin e përgjithshëm, znj. Gjorgievska theksoi zvogëlimin e përdorimit të karbohidrateve të rafinuara, përdorimin e produkteve të shëndetshme, ushqimin e papërpunuar termikisht, frutat dhe perimet, përdorimin të sasive më të mëdha të produkteve të qumështit dhe përdorimin e mishit, peshkut, vezëve, që përmbajnë edhe një sasi të madhe proteinash, të nevojshme për ndërtimin e indeve tek fëmijët.

Në këtë eveniment foli edhe prof. dr. Kalina Grivçeva Stardellova, interniste, gastroenterohepatologe në ISHP Qendra Klinike Shkup, e cila foli për të drejtën e pacientëve për t’u ushqyer; prof. dr. Igor Spiroski, specialist i higjienës dhe ekologjisë shëndetësore në Institutin e Shëndetit Publik, i cili foli për ushqimin si rrezik për shëndetin publik, kurse në këtë diskutim mori pjesë edhe shefi i Delegacionit të BE-së në Shkup, ambasadori Dejvid Gir, i cili foli mbi rregulloret e ushqimit në BE.

Pjesëmarrës në panel ishin përfaqësues nga Shoqata e studentëve të mjekësisë, mjekë të rinj, studentë të stomatologjisë, të rinj nga Këshilli rinor nacional i Maqedonisë dhe nga Unioni i gjimnazistëve.

Diskutimi u organizua në kuadër të programit HealthHub, sipas të cilit janë parashikuar ligjërata për pasurimin e njohurive teorike të studentëve të mjekësisë së përgjithshme dhe shkencave mjekësore, kurse ka për qëllim të tregojë rëndësinë e ushqimit dhe ndikimin e tij si mbi shëndetin oral ashtu edhe mbi shëndetin e përgjithshëm të popullatës, efektet dhe dëmet afatgjata që mund të ndodhin si pasojë e ushqimit jo të duhur.

Evenimenti është vijim i projektit të përbashkët me Shoqatën e mjekëve të rinj dhe specialistëve si rezultat i bashkëpunimit shumëvjeçar në drejtim të edukimit dhe ngritjes së vetëdijes publike të brezave të rinj.

 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....