Bashkëshortja e Presidentit, Elizabeta Gjorgievsa, në vizitë në Berovë

7 Dhjetor 2021 | Kumtesat

Bashkëshortja e Presidentit e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Elizabeta Gjorgievska, sot në Berovë, së bashku me ambasadoren e Republikës Popullore të Kinës, Xhang Xuo dhe ministren e Punës dhe politikës sociale, Jagoda Shahpaska, e vizituan Qendrën ditore për personat me aftësi të kufizuar mentale dhe trupore në Institucionin publik  Qendra ndërkomunale për punë sociale – Berovë, në prag të realizimit të donacionit të siguruar nga Ambasada e Republikës Popullore të Kinës, kurse me mbështetje nga Presidenti Stevo Pendarovski.

 

Është parashikuar mjetet financiare të këtij donacione, në madhësi prej 1.540.000 denarë, të shfrytëzohen për pajisjen e kabineteve për terapi fizikale dhe hidroterapi, si dhe të dhomës sensore për fëmijët dhe personat me spektër të çrregullimit autist në Qendrën ditore në Berovë.

Duke e përshëndetur realizimin e këtij projekti, znj. Gjorgievska theksoi se ky do të kontribuojë në zmadhimin e cilësisë së shërbimeve sociale të cilat i marrin qytetarët në këtë pjesë të shtetit. Sipas znj. Gjorgievska, nevojitet që të punojmë të gjithë bashkërish për përmirësimin e mëtejshëm të kushteve për peronat me aftësi të kufizuar dhe për zmadhim të dukjes së tyre, duke e veçuar Qendrën ditore në Berovë si një shembull i mirë në këtë drejtim.

Znj. Gjorgievska e ka vizituar më parë shtëpinë për personat e moshuar “dr. Ivan Vllashki”, ku u njoh me punën e këtij institucioni ku momentalisht janë strehuar 37 persona.

Gjatë vizitës në Berovë, znj. Gjorgievska e vizitoi Kopshtin e fëmijëve “23 Gushti” ku shpërndau pako për vitin e ri, për fëmijët në këtë institucion.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....