Takimi i Presidentit Pendarovski me Presidenten e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, Odil Reno-Baso në Dubai

1 Dhjetor 2023 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski sot në Dubai, gjatë pjesëmarrjes në Konferencën e Kombeve të Bashkuara për Ndryshimet Klimatike – COP28, u takua me Presidenten e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, Odil Reno-Baso.

Në këtë takim u bisedua mbi bashkëpunimin aktual të vendit tonë me Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, mbi bashkëpunimin dhe integrimin rajonal, si dhe mbi mbështetjen e BERZH-së për Maqedoninë e Veriut në interes të zhvillimit të mëtejshëm të rajonit dhe për të ardhmen e përbashkët në Bashkimin Evropian.

Presidenti Pendarovski shprehu bindjen se bashkëpunimi i mirë me BERZH-në, si institucioni financiar ndërkombëtar më aktiv në vend do të vazhdojë edhe në të ardhmen dhe se ky bashkëpunim, i cili e mbështet fuqishëm agjendën reformuese evropiane maqedonase është i domosdoshëm për realizimin e projekteve publike që do të jenë në dobi të ekonomisë nacionale dhe të qytetarëve.

Në këtë drejtim u bisedua mbi Marrëveshjen që do të shpallet gjatë Samitit të Klimës COP28, e cila i referohet një plani prej 4 miliardë eurosh, të miratuar nga kreditorët ndërkombëtarë, ku përfshihet edhe Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) dhe Banka Botërore. Shteti ynë është pjesë e planit, “Programi i investimeve për tranzicion të drejtë energjetik”, i cili përfshin projekte për zëvendësimin e qymyrit, me mbështetjen e qeverive, kreditorëve publikë dhe investitorëve privatë.

Bashkëfolësit shkëmbyen mendime dhe informacione edhe mbi lëvizjet aktuale ekonomike në rajon dhe Evropë, si dhe mbi sfidat me të cilat ballafaqohet ky sektor në kushte të pasigurisë ekonomike dhe gjeopolitike.

 

 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....