Fjalimi i Presidentit Pendarovski në ceremoninë e zbulimit të pllakës përkujtimore të FTEI-t për arritje të jashtëzakonshme në shkencën maqedonase

10 Tetor 2023 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski sot mori pjesë dhe mbajti fjalim në ceremoninë e zbulimit të pllakës përkujtimore të Fakultetit të teknologjive elektroteknike dhe informatike, për nder të arritjes së jashtëzakonshme të shkencës maqedonase me inovacionin – “Menaxhimi i parë i robotit me ndihmë të sinjaleve nga truri, 1988”.

Pllaka është mirënjohje nga Instituti i inxhinierëve elektrikë dhe elektroteknikë (IEEE), për arritjet shkencore të njohura si kthim në shkencën botërore.

Në vijim është teksti i fjalimit të Presidentit Pendarovski.

Të nderuar organizatorë të këtij evenimenti,
Të nderuar anëtarë të Institutit për inxhinierë të elektroteknikës,
Të nderuar të ftuar,
Zonja dhe zotërinj,

Kam nderin të jem sot me ju në këtë eveniment me të vërtetë të jashtëzakonshëm me rëndësi të madhe për inxhinierinë maqedonase, por, edhe për shkencën dhe shoqërinë maqedonase në tërësi. Në suazat e programit Milestone, të organizatës më të madhe botërore të profesionalistëve teknikë, Institutit për inxhinierë të elektroteknikës që është organizata ombrellë për mbi 420.000 profesionalistë nga 190 vende në botë, është njohur një inovacion maqedonas si i veçantë për njerëzimin.

Bëhet fjalë për një kërkim të Fakultetit elektroteknik, në vitin 1988, i emërtuar si Kontrolli i parë i robotit me valë nga truri në botë. Ky kërkim është udhëhequr nga prof. Stevo Bozhinovski, ish-profesor në FTEI, tani profesor në universitetin në Karolinën Jugore në SHBA. Për nder të kësaj ngjarjeje prej sot në hapësirat e FTEI-t do të kemi pllakë e cila do të na kujtojë këtë kërkim dhe arritje të rëndësishme, dhe, kuptohet, do të jetë edhe motivim dhe inspirim për të gjithë inxhinierët e sotshëm dhe të ardhshëm maqedonas.

Me këtë rast më lejoni të falënderoj Komitetin historik të Institutit për inxhinierë elektroteknikë që midis 200 evenimenteve më të rëndësishme deri më tani, e përfshin edhe kërkimin e kryer në një institucion maqedonas nga inxhinierët tanë, që është padyshim një mirënjohje e madhe. Në këtë kontekst do të dëshiroja të përmend dhe pjesëmarrjen e seksionit maqedonas në IEEE, i cili vitin e kaluar festoi një jubile të madh, 25-vjetorin e themelimit. I inkurajoj anëtarët e seksionit, edhe mandej, të vazhdojnë me përkushtim me aktivitetet që i promovojnë arritjet profesionale të anëtarëve dhe njësive të tij dhe gjithsesi të vazhdojnë me përpjekjet për avancimin e teknologjive që nënkuptojnë zhvillimin dhe përparimin e njerëzimit.

Të dashur miq,

Inxhinierët janë fuqia lëvizëse në çdo shtet, ata kontribuojnë mbi mirëqenien dhe përparimin e shoqërive. Vendi ynë mund të jetë përjashtim nga këto trendë globale të cilat e diktojnë zhvillimin e ekonomive nacionale, por, për këtë nevojitet vlerësim përkatës dhe mbështetje më e madhe e profileve të inxhinierisë dhe popullarizim i tyre midis të rinjve.

Parakusht për këtë janë aktivitetet dhe përmbajtjet e koordinuara dhe permanente. Si mbështetës i një prej ngjarjeje veçanërisht të rëndësishme që padyshim kontribuon në këtë drejtim – dhënia e unazave inxhinierike për studentët më të suksesshëm nga disiplinat e ndryshme inxhinierike, këtë vit shënuam 20-vjetorin, mund të të dëshmoj se posedojmë një rini jashtëzakonisht cilësore inxhinierike.

Një pjesë e tyre janë këtu, në hapësirat dhe laboratorët e FTEI-it. Ngjarje të tilla si Unaza inxhinierike dhe programi Milestone japin një kontribut të madh në zhvillimin e inxhinierisë dhe janë motivim dhe mbështetje për të gjithë inxhinierët e ardhshëm dhe studentët aktualë. Dhe prania ime midis jush sot është me qëllim që ta theksoj edhe një herë, mbështetjen time të qartë për Institutin për inxhinierëve elektrikë dhe programin e tyre Milestone.

Vendosja e pllakës në FTEI-t si një nga institucionet tona më reprezentative të arsimit të larë është mirënjohje për arritjet e inxhinierëve tanë të cilët i tejkalojnë kufijtë nacionale dhe janë në dobi të të gjithë njerëzimit.

Le të jetë kjo pllakë inspirim për të gjithë studentët, për të gjithë profesorët, për të gjithë inxhinierët e ardhshëm që të krijojnë dhe kontribuojnë në ndërtimin e një bote të re moderne dhe teknologjike, por, botë të krijuar sipas njeriut dhe të vendosur mbi standardet dhe normat më të larta etike.

Ju faleminderit.

 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....