Takimi i Presidentit Pendarovski me përfaqësuesit e organizatës humanitare “El Hilal”

22 Shkurt 2024 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski sot i mirëpriti përfaqësuesit e organizatës humanitare “El Hilal” të udhëhequr nga Behixhudin Shehapi, kryetari i kësaj organizate.

Përfaqësuesit e organizatës e informuan Presidentin Pendarovski mbi aktivitetet aktuale të organizatës “El Hilal”, e cila nëpërmjet 16 degëve, përkatësisht 4 në Shkup dhe 12 në qytetet e tjera, vepron në të gjithë territorin e shtetit. Misioni i tyre, siç thanë, është të jenë vazhdimisht sa më afër me më të lëndueshmit, afër qytetarëve që janë në gjendje më të vështirë financiare. Në këtë drejtim theksoi se përveç ndihmës me ushqime dhe prodhime të tjera të domosdoshme, familjeve vulnerabile me shumë anëtarë u sigurojnë edhe vendbanime të përhershme, kurse në vit japin nga 30 deri në 60 bursa për studentët e suksesshëm.

Duke theksuar se me veprimtarinë e vet prej tri dekadash “El Hilal” është organizata e parë joqeveritare e formuar në vend, nga organizata theksuan se i ndihmojnë të gjithë qytetarët të cilët i kanë nevojë për ndihmë të domosdoshme, pa marrë parasysh përkatësinë e tyre fetare apo nacionale, sepse siç thonë, duhet të veprojnë, kur është në pyetje humanizmi. Në këtë organizatë janë regjistruar 3.000 familje.

Presidenti Pendarovski në këtë takim dha mirënjohje për kontributin dhe angazhimet e organizatës “El Hilal” në luftën kundër varfërisë dhe për sigurimin e kohezionit social në shoqërinë tonë shumëkulturore dhe shumëfetare.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....