Takimi me zëvendësndihmësin sekretar shtetëror amerikan, Gabriel Eskobar

18 Mars 2023 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski sot në Ohër u takua me Gabriel Eskobarin, zëvendësndihmësin sekretar shtetëror amerikan të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Bashkëfolësit u dakorduan se marrëdhëniet bilaterale po zhvillohen me një dinamikë të përkryer si afirmim i partneritetit dhe miqësisë shumëvjeçare maqedonase-amerikane.

Në lidhje me aspirimet për anëtarësim në Bashkimin Evropian, Presidenti Pendarovski informoi mbi zhvillimin e procesit të skriningut dhe hapat e ardhshëm që duhet të ndërmerren për përparim në procesin eurointegrues.

Në këtë takim u bisedua edhe mbi gjendjet aktuale në rajon, nën dritën e takimit të nivelit të lartë të dialogut midis Beogradit dhe Prishtinës ku marrin pjesë Presidenti i Republikës së Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, kurse që mbahet në Ohër nën mentorimin e Bashkimit Evropian.

Në atë drejtim Presidenti Pendarovski theksoi se mbajtja e negociatave në Ohër është mirënjohje për vendin tonë, i cili në vitet e kaluara ka bërë shumë kompromise për ruajtjen e stabilitetit afatgjatë, integritetit evropian dhe euroatlantik, duke dëshmuar se mund të funksionojë si një demokraci e vërtetë shumetnike.  Ai shtoi se çështja e dialogut Beograd-Prishtinë është çështje jashtëzakonisht e rëndësishme rajonale zgjidhja e së cilës mund të ndihmojë për stabilizim të përhershëm të rajonit dhe për integrimin e tij më të shpejt evropian dhe euroatlantik.

 

 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....